Opozita nuk merr pjesë në Komisionet Parlamentare
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Maj 2014, 11:26
Ashtu siç opozita kishte parashikuar një ditë më parë, nuk mori pjesë në punimet e komisioneve të zhvilluara sot, në atë të ligjeve dhe komisionin për ekonomine dhe financat. Shkak për mospraninë e opozitës është bërë situate e fundit në vend në lidhje me trafikun e drogës në rrugë ajrore.Pa praninë e opozitës, në Komisionin e Ligjeve mazhoranca ka nisur diskutimin për disa ndryshime në dhe shtesa në ligjin nr. 9947, datë 7.7.2008 “Për pronësinë industriale” të ndryshuar” dhe për për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9572, datë 3.7.2006 “Për Autoritetin e Mbikqyrjes Financiare.