Financimi i partive, OSBE: Ligji ka mangësi, nuk garanton transparencë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, nuk ka burime të mjaftueshme dhe duhet të fuqizohet me ligj, për mbikëqyrjen dhe zbatimin e legjislacionit për financimin e partive politike dhe fushatave zgjedhore.Kështu deklaroi sot Amabasadori i OSBE-së në vendin tone, Florian Raunig, në tryezën e nivelit të lartë lidhur me këtë ceshtje."KQZ-ja, si institucioni shtetëror i ngarkuar me mbikëqyrjen dhe zbatimin e legjislacionit për financimin e partive politike, ka nevojë për burime të mjaftueshme dhe duhet të fuqizohet me ligj për ta monitoruar siç duhet financimin e partive dhe të fushatave zgjedhore. Është e qartë se KQZ-ja nuk mund ta trajtojë e vetme mbikëqyrjen e financimit të partive politike dhe fushatave. Një pjesë e konsiderueshme varet nga niveli i bashkëpunimit nga ana e partive politike dhe ndërhyrja e institucioneve të tjera shtetërore. Për këtë nevojitet edhe një monitorim i vëmendshëm nga shoqëria" tha ambasadori.Ambasadori i OSBE-së Florian Raunig (Në foto) deklaron se kuadri ligjor për financimin e partive politike, ndonëse është përmirësuar ka mangësi pasi nuk detyron partitë të bëjnë publike fondet para ditës së zgjedhjeve.“Duhen të adresohen mangësitë që kanë mbetur në legjislacion. Ligji nuk ofron transparencën të mjaftueshme në raportimin e fondeve të fushatës pasi nuk vendos detyrime ligjore për bërjen e tyre publike para ditës së zgjedhjeve. OSBE rekomandoi në raportin re tij përfundimtar të zgjedhjeve 2013 që në mënyrë  që të rritet transparenca për financimin e fushatës partitë politike duhet të raportojnë rregullisht në KQZ të gjitha të ardhurat e shpenzimet e bëra për qëllimet e fushatës.  KQZ duhet të publikojë raportet financiare paraprake para ditës së zgjedhjeve." tha ambasadori.Kur diskutohet mbi financimin e fushatave zgjedhore, vet politika është në të njëjtin mendim, se mungon transparenca. Ministri për Marrëdhenjet me Parlementin Ilirian Celibashi, thekoi se nevoiten rregulla te mirëpercaktuar për transpencën e financave të partive politke.Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi, ishte më i ashpër kur tha se paratë e krimit, po përdoren për blerjen e votës.Deputetit demokrat, kërkoi nga gjykatat vendime të prera, per të bërë shembull fenomenin e blerjes së votave.Ja fjala e plotë e ambasadorit të OSBE Raunig:  Përshëndetje dhe mirë se keni ardhur!

·         Do të doja të përgëzoja Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për përpjekjet e tij për të trajtuar një çështje të tillë të gjerë dhe delikate, siç është ajo e financimit të partive politike dhe fushatave zgjedhore.  

·         Çështja e financimit të partive politike është çështje përgjegjshmërie, integriteti, transparence dhe demokracie. Sa më të përgjegjshme të jenë partitë politike, aq më e fortë do jetë demokracia në Shqipëri.

·         Partitë politike duhet të shërbejnë si modele të integritetit në shoqërinë shqiptare dhe të vendosin në qendër të vendimeve të tyre interesin e publikut. Mungesa e integritetit dhe transparencës mes partive politike dobëson proceset demokratike të vendit dhe dëmton ekonominë e tij – gjëra që lidhen drejtpërdrejt me sigurinë dhe stabilitetin afatgjatë të vendit.

·         Shumica e shqiptarëve të anketuar vitin 2013 nga Transparency International kanë një perceptim disi negativ për partitë politike. Le ta marrim këtë si një sfidë të përbashkët për të përmirësuar reputacionin e politikës në përgjithësi dhe për të punuar së bashku drejt respektimit të plotë të parimeve të transparencës dhe integritetit në realitetin politik shqiptar.   

·         Përveç këtyre, ndonëse kuadri ligjor për financimin e partive politike është përmirësuar në mënyrë të vazhdueshme gjatë këtyre viteve të fundit, zbatimi i duhur i tij ende çalon. 

·         Përveç kësaj, duhet të adresohen mangësitë që kanë mbetur në legjislacion. Për shembull, ligji nuk ofron transparencë të mjaftueshme në raportimin e fondeve të fushatës, pasi nuk vendos detyrime ligjore për bërjen e tyre publike para ditës së zgjedhjeve. OSBE/ODIHR rekomandoi raportin e tij përfundimtar për vëzhgimin e zgjedhjeve të vitit 2013 që, në mënyrë që të rritet transparenca për financimin e fushatës, partitë politike duhet të raportojnë rregullisht në KQZ të gjitha të ardhurat dhe shpenzimet e bëra për qëllime të fushatës. Përveç kësaj, KQZ-ja duhet të publikojë raporte financiare paraprake para ditës së zgjedhjeve.

·         Gjithashtu, mund të merret në konsideratë zbatimi i një rekomandimi nga raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet e vitit 2011, që përfitimi i fondeve publike për financimin e fushatës të varet nga respektimi i kuotës gjinore. Kjo do të siguronte nxitje shtesë për partitë politiketë rrisin pjesëmarrjen e grave në strukturat e tyre partiake dhe vendim-marrëse

·         KQZ-ja, si institucioni shtetëror i ngarkuar me mbikëqyrjen dhe zbatimin e legjislacionit për financimin e partive politike, ka nevojë për burime të mjaftueshme dhe duhet të fuqizohet me ligj për ta monitoruar siç duhet financimin e partive dhe fushatave zgjedhore.

·         Është e qartë se KQZ-ja nuk mund ta trajtojë e vetme mbikëqyrjen e financimit të partive politike dhe fushatave. Një pjesë e konsiderueshme varet nga niveli i bashkëpunimit nga ana e partive politike dhe ndërhyrja e institucioneve të tjera shtetërore. Për këtë nevojitet edhe një monitorim i vëmendshëm nga shoqëria.

·         Ky aktivitet mund të shërbejë si një pikënisje për cilindo në këtë sallë që të marrë pjesë në një diskutim të frytshëm, dhe të kontribuojë me ide dhe propozime për adresimin e duhur dhe tërësor të kësaj çështjeje.

·         Prezenca e OSBE-së mbetet e gatshme të vazhdojë ta mbështesë Shqipërinë për të bërë të mundur trajtimin e drejtë dhe transparent të çështjeve që kanë të bëjnë me partitë politike, përfshirë ato lidhur me financimin e tyre.