Dy ekspertë italianë në Divjakë, fotografojnë avionin e rrëzuar
Divjake- Katër ditë pas ngjarjes së avionit të trafikut të drogës, në Divjakë kanë mbërritur sot edhe 2 ekspertë italianë të Guardia di Financias.2 zyrtarë kanë nisur hetimet e pavarura në vendin ku ngeci avioni, dhe nuk kanë pranuar të japin asnjë deklaratë.Gazetari i Ora News, Xhevahir Zhabina dhe operatori Sajmir Dani që ndodhen në vendin e ngjarjes së bashku me studion lëvizese të Ora Neës, kanë mundur të sigurojnë edhe pamjet ekskluzive të ekspertizës së dy specialistëve të Guarda Di Financia.Por ekspertët italianë nuk janë lejuar të hyjnë në perimetrin e rrethuar nga policia si dhe nuk janë lejuar të hyjnë në avion.Prej 10 majit avioni i cili drejtohej nga piloti italian Giorgio Riformato, i arrestuar për akuzën e trafikut të lëndëve narkotike, ndodhet në plazhin e Divjakës aty ku ngeci në rërë pas një defekti.Ndërkohë që Gjykata e Krimeve të Rënda dha dje masën e arrestit burg për pilotin italian 67 vjeçar si dhe për Sajmir Bajramin i cili po transportonte me makinë 460 kg hashash e cila do të ngarkohej në avion me destinacion përfundimtar Italinë.