Saranda nis sezonin turistik me fluks turistësh
Kur kanë kaluar vetëm 4 ditë nga hapja zyrtarisht e sezonit turistik "Verë 2014", pothuajse çdo ditë në Portin e Sarandës shënohet fluks turistësh të huaj, të cilët vizitojnë qytetin bregdetar.Rreth 200 turistë të ardhuar nga Europa Perëndimore, e kryesisht nga Gjermania, ishte kontigjenti i rradhës të mbërritur me tragetin "Georgia".Ndryshe nga vitet e tjera, ku tragetet ankoroheshin në det dhe me varka të vogla të anijes turistët silleshin në breg, këtë herë trageti "Georgia" u ankorua në port.Ky ishte grupi i tretë i turistëve ditorë që kanë vizituar Sarandën gjatë këtyre ditëve, ku nuk kanë munguar as ata polakë apo rusë. Edhe pse sezoni ende nuk ka nisur plotësisht, vihet re një rritje e numrit të turistëve javorë dhe ditorë, është shprehur Arben Çipa, përfaqësues i një prej shoqërive turistike.Bashkëpunimi i shoqërive turistike tashmë lidhet direkt me vendet ku kanë origjinën turistët.200 vizitorët e mbërritur në Sarandë, në qendër të guidës së tyre turistike kishin vizitën në qytetin antik të "Butrintit", Finiq, Lëkurës etj.Saranda vazhdon të jetë një nga qytetet i cili po thith numrin më të lartë të pushuesve vendas apo të huaj, gjatë viteve të fundit./nzh/oranews online/