Erdogan nesër në Tiranë, policia kufizon parkimin e lëvizjen e makinave

Tirane- Kryeministri i Turqisë Rexhep Taip Erdogan viziton zyrtarisht nesër Tiranën.Policia e shtetit ka marrë masa për të ruajtur sigurinë si dhe lajmëron për kufizime dhe bllokime të disa segmenteve rrugore, për mbarëvajtjen e vizitës zyrtare të delegacionit të Republikës së Turqisë. Ndërkohë Kuvendi ka njoftuar sot se do të mblidhet në seancë të posaçme plenare në nder të Kryeministrit të Republikës së Turqisë,  Recep Tayyip Erdogan.Ne 17:00 takon Meten Sipas njoftimit,  “Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, do të presë kryeministrin e Turqisë,  Recep Tayyip Erdogan, nesërnë orën 17.00 në Kryesinë e Kuvendit dhe delegacionin që e shoqëron”.“Më pas, në orën 18.00 kryeministri i Republikës së Turqisë Erdogan do të mbajë një fjalë përshëndetëse në sallën e seancës plenare”, thuhet në njoftim Kufizimet e levizjeve 

“Duke filluar nga ora 07.30’ deri më 14.30’ e datës 14 Maj 2014 nuk do të lejohet parkimi i mjeteve në rrugën e Librit Universitar deri në Bulevardin “Bajram Curri”.

Po ditën e nesërme nga ora 07.30 deri më 22.00 nuk do të lejohet parkimi i mjeteve nga Sheshi Shqiponja deri në rrugën “Karl Topia”, duke patur kufizime të pjesëshme në të gjitha rrugët që të cojnë drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” Tiranë.”sg/oranews online