Mbretëresha Elizabeta II thyen akullin, merr pjesë në mbledhjen e qeverisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Dhjetor 2012, 20:18
Mbretëresha Elizabeta e Dytë sot ka bërë një veprim historik, duke marrë pjesë në mbledhjen e qeverisë.Kështu, ajo u bë monarku i parë, që merr pjesë në takimin e qeverisë prej vitit 1781.Mbretëresha 86 vjeçare, ishte ulur ndërmjet kryeministrit britanik, David Cameron, dhe sekretarit të jashtëm, William Hague, dhe i kishte ndjekur procedurat për 30 minuta.Një zëdhënës i qeverisë tha se temë në axhendën e mbledhjes së kabinetit ishte ndryshimi i planifikuar për rregulloret e pasardhësit mbretëror.Ngjarja e sotme ishte pjesë e manifestimeve me rastin e 60 vjetorit të Mbretëreshës në fron.