Kiev, lirohen vëzhguesit e OSBE-së, Odesa 3 ditë zie për 42 të vdekurit

Janë liruar pa kushte 7 vëzhguesit të OSBE-së të cilët u mbajtën peng në Ukrainë, por nuk ka qetësi në vend.Viaceslav Ponomariov,  i vetëshpallur kryetar bashkie i Slaviansk, kishte deklaruar se qëllimin e tij për të liruar vëzhguesit.  "Ata janë të ulur në zyrën time, po flas me ta. Kjo nuk ka të bëjë me situatën e pasigurtë  në qytet" tha ai.Lajmi është konfirmuar nga Vladimir Lukin, i dërguari i Kremlinit në juglindje të Ukrainës, citon Russia Today. Të 12 personat që figurojnë në listën time janë liruar" konfirmoi ai.  Ndërkohë qeveria e Kiev ka bërë të ditur se operacionet ushtarake kundër separatistëve filorusë në lindje të vendit ka vazhduar edeh në mëngjes. Trupat janë në aksion në Kramatorsk.Ekipi i vëzhguesve është rrëmbyer më 25 prill.Dje  Presidenti amerikan Barak Obama bëri thirrje përsëri për lirimin e vëzhguesve, duke thënë se rrëmbimi i tyre ishte " e pafalshëm " dhe " i turpshëm " . Nderkohë kancelarja gjermane Angela Merkel me herët deklaroi se lirimi i vezhguesve, prej te cileve 4 gjermanë, një  një danez , një polak dhe një çek - do të ishte " një hap i rëndësishëm " në zbutjen e tensioneve në rajon . Vëzhguesit nuk janë pjesë e misionit kryesor monitorues të OSBE-së, me të cilët u ra dakord pas bisedimeve të gjata nga Rusia, Ukraina dhe SHBA. Ata janë vëzhgues ushtarak nga shtetet e veçanta të OSBE-së .Ndërkohë në Odesa janë shpallur tre ditë zie për humbjen e 42 jetëve të cilët u dogjën të gjallë në një ndërtesë e cila mori flakë dje gjatë përleshjeve mes forcave të Kiev dhe pro rusët.