Qeverisja e hapur, pjesëmarrje aktive e Shoqërisë Civile

Tirane- Në ambientet e Kryeministrisë, kabineti i Ministres së Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito, njëkohësisht Koordinatore Kombëtar për nismën Partneritet për Qeverisje të Hapur (OGP), organizoi një takim përbyllës me përfaqësues të shoqërisë civile në lidhje me komentet dhe rekomandimet e ardhura në kuadër të përfundimit të fazës së këshillimit publik të draft Plan Veprimit 2014-2016 Partneritet per Qeverisje te Hapur.Gjatë këtij takimi, i cili mblodhi një numër të konsiderueshëm shoqatash dhe organizatash joqeveritare, u prezantuan rekomandimet e ardhura nga shoqeria civile dhe palet e interesuara dhe u propozuan alternativa se si këto rekomandime mund të integroheshin në Plan Veprimin 2014-2016.Pjesëmarrje aktive e Shoqërisë Civile në nismën e qeverisëPërfaqësuesit e shoqërisë civile pasuruan bisedën me rekomandime dhe sugjerime të reja të cilat do të ndihmojnë ndjeshëm në përmirësimin e Plan Veprimit, i cili do dërgohet për konsultim pranë strukturave ndërkombëtare të OGP-së javën e parë të muajit maj.Propozimi i përfaqësuesve të MIAP për krijimin e një faqe zyrtare mbi OGP-në në Shqipëri, e cila do të krijohet dhe mirëmbahet bashkarisht me shoqërinë civile, u mirëprit nga të pranishmit.Pjesëmarrje aktive e Shoqërisë Civile në nismën e qeverisë (2)Kjo faqe do të jetë një mënyre per të bëre më të ngushtë dhe interaktive bashkëveprimin ndërmjet MIAP dhe shoqerisë civile në fushën e qeverisjes transparente dhe nismës OGP./ata/oranews online/