Mësuesit sot në testim të marrin shtesë mbi pagën
Tirane- Mësuesit nga i gjithë vendi do i nënshtrohen sot testimit të njohurive të tyre për të fituar një prej shkallëve kualifikimit ku do të mbështetet dhe shtesa mbi pagën që ata do të përfitojnë.Testimi do të bëhet në kryeqytet. Për kategorinë “i kualifikuar” shtesa mbi pagë do të jetë 5 për qind, për kategorinë “mësues specialist” 10 për qind, për kategorinë “mësues mjeshtër” 20 për qind.Testimi ka nisur në orën 10:00 dhe mbyllet në 12:30. Sipas udhëzimit të MAS, vlerësimi përfundimtar i kandidatit do bëhet me sistemin e 100 pikëve, i cili përbëhet nga pikët e portofolit, bonuesve, të pjesës së parë dhe të pjesës së dytë të testit.“Kandidati vlerësohet me pesë shkallë: A, B, C, D, E, që i korrespondon përkatësisht vlerësimit me fjalët ‘shkëlqyeshëm’, ‘shumë mirë’, ‘mirë’, ‘mjaftueshëm’ dhe ‘dobët’. Kandidati nuk e fiton kualifikimin nëse vlerësimi i tij përfundimtar është E (‘dobët’) si dhe në rastin kur nuk ka fituar pikët minimale në të paktën, njërën nga dy pjesët e testit”, thuhet në udhëzim./sg/oranews online/