Samsung urdhërohet t’i paguajë Apple 119.6 mln $
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Maj 2014, 10:55
Gjiganti jugkorean i teknologjisë Samsung është urdhëruar t’i pagaujë kompanisë amerikane, Apple, 119.6 milionë dollarë për shkak të shkeljes së dy patentave të saj në “telefonat e mençur”.
Vendimi është marrë nga një gjykatë federale në San Jose të Kalifornisë.
Ai shënon betejën e fundit ligjore mbi pronën intelektuale midis dy prodhuesve më të mëdhenj të smartfonëve në botë.Marrë nga Evorpa e lirë