Në burg nëna, foshnjen e mbytur me jastëk s'e tërheq askush nga morgu

Tirane- Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën e sigurisë arrest në burg për 24-vjeçaren Oriola Lleshi, e cila mbyti me jastëk foshnjen e saj.Ngjarje që pak ditë më parë në një fshat të Librazhdit dhe që tronditi mbarë opinionin publik.Gjykata e Krimeve të Rënda zhvilloi me dyer të mbyllura seancën ndërkohë që mësohet se e reja është paraqitur në gjyq në gjëndje të rëndë emocionale.Me kërkesë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, 24-vjeçarja Oriola Lleshi do t'i nënshtrohet ekspertizës psiqike.Ajo ka rrefyer në polici se është përdhunar nga i supozuari i dashuri i saj, ndërkohë që faktin se mes tyre ka patur marrëdhënie e ka pranuar edhe i riu po nga i njëjti fshat.Mësohet se debate mes Oriolës dhe bashkëshortit të saj, kanë nisur pas kthimit të tij nga Greqia përpara 7 muajve,ku ai kishte dyshime që 24-vjecarja e kishte tradhëtuar.cifti dhe krevati ku mbyt fwmija(Në foto: Oriola Lleshi me bashkëshortin ditën e dasmës dhe krevati ku u mbyt fëmija)Oriola Lleshi është sjellë në gjykatë sot rreth orës 11:00 dhe në sallë nuk është lejuar filmimi nga mediat për vetë çështjen delikate dhe shumë dramatike.Gjatë seancës në Gjykatën e Krimeve të Rënda, e reja nuk ka dhënë deklarime shtesë por i ka miratuar thëniet në policinë e Librazhdit e cila ka kryer arrestimin fill pas ngjarjes. Në fund gjykata ka venduar të lërë në arrest me burg 24 vjecaren.Prokurori i cështjes ka kërkuar ekzaminimin psikologjik,duke parë gjendjen që rënduar që paraqiste e pandehura.Ndërkohë që foshnja dy muajshme ende është në morgun e Librazhdit dhe nuk është tërhequar nga asnjëra prej familjeve./sg/oranews online/