50 hënat e Ben Blushit

Në vitin 1900 Londra ishte kryeqyteti i Botës dhe atë kohë quhej i krisur ai që parashikonte se kryeqendra e Botës do zhvendosej në SHBA.Në konferencën e Paqes në Paris në 1919 u morën vendime për të bërë paqe pas Luftës së Parë Botërore por në fakt kjo Konferencë prodhoi Luftën e Dytë Botërore.Askush nuk e mendonte se në pak vite Gjermania e humbur e Madhe e Luftës së Dytë Botërore, jo vetëm do të rimekëmbej por në pak vite do kthehej në gjigandin ekonomik të Evropës.Pas Jaltës quhej i krisur ai që parashikonte se një ditë Lufta e Ftohtë do mbyllej me shpërbërjen e Bashkimit Sobjetik.Dhe ngritja në majë të fuqisë së vetme Botërore e SHBA në mijëvjecarin e tretë nuk I jepte kujt mundësinë të parashikonte 11 shtatorin kur një njeri I superfuqizuar si Bin Laden sulmoi i vetëm superfuqinë më të madhe në Botë SHBA-në. Pasi na shkojnë në mend këto ngjarje nga më të rëndësishme në historinë e Botës, mendja të shkon te Shqipëria jonë.Ben Blushi këtë herë nuk befason me roman, por duke analizuar të shkuarën parashikon se cdo të ndodhë në 100 vitet e ardhshme të Shqipërisë. “Hëna e Shqipërisë” e Blushit është një hënë që nuk tregon gjithnjë në anë të saj si sateliti i Tokës, por gjithçka që pritet të ndodhë.Mjafton të përmendim se Blushi parashikon që nga 2.8 milionë banorë Shqiëpria do ketë 1.8 milionë banorë. Mjafton të themi se Blushi parashikon se pas 100 vjetësh, nga 3 mijë fshatra, Shqipëria do ketë vetëm 300 fshatra. Dhe e fundit por jo për nga rëndësia: Sipas “orakullit” analitik të Blushit gjuha shqipe rrezikon të zhduket.Për të kuptuar më qartë këtë parashikim unë kam zgjedhur 50 citate dhe fraza nga më interesantet e librit. Përbëjnë thelbin e “Hënës” së Blushit që në fakt është hëna e shqitarëve në mendjen e Ben Blushit për shekullin që do vijë. 50 CITATE TË BEN BLUSHIT NË LIBRIN “HËNA E SHQIPËRISË”1 Një studim i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për rritjene e popullisë në Botë pretendon se Shqipëria pas 100 vjetësh do të humbasë 35 për qind të opopullisë ose më shumë se 1 milionë banorë.2 Në vitin 2100 Shqipëria do ketë afërsisht 1.8 nga 2.8 milionë banorë që ka sot. Ne do pësojmë reduktimin më të madh të popullisë më të madhin në Evropë.3 Në 100 vitete e shkuara popullisa e Shqëiëprisë është trefishuar. Në vitin 1912 ishim më pak se 1 milionë banorë. 30 vjet më parë e kapërcyem kufirin ëe 3 milionave, kufi të cilin në shekujt që do vinë ndoshta nuk do ta arrijmë dot.4 Në 100 vitet e fundit është pak të thuash se kemi jetuar keq. Në shumicën e kohës kemi jetuar shumë keq.5 Në 100 vitete e ardhshme, shumica e vendve të Evropës do të humbasë popullsi por jo sa do të humbasë Shqipëria.6 Në 100 vitete që do vinë Gjermania do humë 10 milionë banorë, ndërsa Shqipëria do të mbetet një vend shumë, shumë i vogël.7 Në këto 20 vjet, 1 milionë shqiptarë janë larguar nga Shqipëria, ose më shumë se një e treta e popullisë.8 Ulja e emigrimit të shqiptarëve ka ardhur edhe nga rregullat e forta që ka Evropa, por edhe sepse Shqipëria garanton më shumë liri politike dhe më pak më shumë mundësi ekonomike për të jetuar.9 Shqipëria është vendi që është shtuar më pak në 500 vitet e fundit në krahasim me të gjitha vendet e tjera në Evropë.10 Në të ardhmen ne do të humbasim popullisë për shkak të pakësimit të lindjeve. Do të lindin më pak fëmijë, çka është e habitshme për një popullsi që deri para tre dekadash kishte popullisë më të re në Evropë dhe vdekshëmrinë foshnjore më të ultin në Evropë.11 Nëse do të ndjekim tendencën evropiane, pra mesataret e shtimit të popullisë në Evropë në 5 shekujt e fundit, sot duhet të ishim një popull me të paktën 10 milionë banorë.12 Në vitin 1500 në Britaninë e Madhe jetonin 5 milionë njerëz, sot banojnë 63 milionë. Në vitin 1500 në Gjermani jetonin 9 milioën njerëz, sot jetojnë 81 milionë,13 Në vitin 1500 në në Itali jetonin 10 milionë njerëz, sot ka 60 milionë. Në Spanjë jetonin 6.5 milionë, sot në gadishull ka 46 milioën njerëz. Në Hollandë jetonin 900 mijë banorë, tani 17 milionë.14 Në vitin 1500 në Belgjikë jetonin 1.2 milionë njerëz, tani 11 milionë. Në Skandinavi jetonin 2 milionë, tani ka 20 milionë. Në Zvicër jetonin 800 mijë njerëz, sot 8.1 milionë,15 Në vitin 1500 në Austri jetonin 2 milionë njerëz, tani 8.5 milionë. Në Hungari jetonin 1.25 milionë, tani 10 milionë. Në Rumani jetonin 2 milionë, tani ka 20 milionë. Në Turqi jetonin 6 milionë, tani 75 milionë.16 Në vitin 1500, i gjithë Ballkani kishte 4.5 milionë banorë, sot Greqia ka 11 milionë dhe Serbia 10 milionë.17 Në vitin 1900, në Ballkan kishte 3 milionë serbë, 2.6 milionë grekë dhe një e treta e Ballkanit ishin shqitarë. Në vitin 1900 popullia shqiptare në Ballkan ishte 1.5 milionë banorë, ndërsa sot 5.5 milionë banorë.18 Britanikët në këto 500 vjet janë shtuar 12 herë, gjermanët 9 herë, italianët 6 herë, spanjollët 9 herë, hollandezët 20 herë, belgët 10 herë, skandinavët 10 herë, zvicerianët 10 herë, austriakët 4 herë, hungarezët 9 herë, rumunët 10 herë, turqit 13 herë.19 Në këto 500 vjet shqiptarët janë shtuar 5 herë, 4 herë në 100 vjet në Ballkan dhe 3.5 herë vetëm në Shqipëri. Popullsia shqiptare, ndodhet çereku në Shqipëri dhe gjysma në Ballkan.20 Evropa ka patur miliona viktima nga luftrat, pushtimet dhe epidemitë, megjithatë Shqipëria ka mbetur më e vogël se të gjitha vendet që kanë luftuar janë vrarë dhe infektuar gjatë Mesjetës.21 E dimë që fëmijët tanë do të trashëgojnë pronat tona, nuk kemi asnjë garanci se këto prona do të kenë të njëjtën garanci se këto prona do të kenë të njëtën vlerë edhe pas 50 vjetësh ose pas 100 vjetësh.22 Nëse qendra e rebelimit të vitit 1997 nuk do të ishte Vlora, por Durrësi, Elbasani, Shkodra, a do të ishin ngjarjet e atij viti aq të ashpra dhe përgjakshme?23 Tre janë problemet që duhet të zgjidhin shqiptarët në të ardhmen: Bashkimi me Evropën, bashkimi me Kosovën dhe zbutja e pabarazisë.24Evropa është në krizë: Vendet e punës pakësohen, diferenca mes Veriut dhe Jugut të kontinentit po shtohet, kontrolli i Gjermanisë mbi pjesët e tjera të kontinentit po zgjerohet, cilësia e demokracisë po kushtëzohet, rëndësia e kishës po relativizohet.25Evropa nuk eksploron më sepse nuk ka teknologjinë e duhur. Asnjë nga misionet që shkojnë sot në hapësirë, nuk janë targë evropiane.26Evropa në Perëndim ka Amerikën dhe shumë vende që duan ti ngjajnë asaj dhe prandaj dështojnë. Në Lindje ka Rusinë dhe shumë vende që duan ti ngjajnë asaj, prandaj kanë dështuar.27Në Jug Evropa ka varfërinë dhe shumë vende që duan të dalin prej asaj. Këto vende duan ti ngjajnë Evropës dhe prandaj dështojnë. Përfshirë edhe ne.28Sa herë që kanë një problem, shqiptarët kanë edhe një pyetje. Dhe pyetja që ata kanë gjithmonë është: Çfarë do të bëjë Evropa?29Shqipëria i afrohet pa pushim Evropës si çdo satelit që nuk mund të gjejë një planet tjetër më të afërt. Por ndërkohë Shqipëria afrohet, Evropa largohet.30Pa Rusinë asnjë krizë ndërkombëtare nuk zgjdihet e madje, as nuk fillon të negociohet. Rusia po dominon rendin ndërkombëtar dhe madje mundësinë që ajo ta ndryshojë atë, janë më të mëdha se kurrë siç po ndodh në Ukrainë.31Roli i SHBA në 30 vitete e fundit është kufizuar. Nga garant i lirive dhe i të drejtave të popujve në mbarë botën, në atë të mbrojtësit të popujve të vegjël.32Nëse shqiptarët ose vietnamezët, ose venezuelianët shpresojnë se Amerika një ditë do ti shpëtojë nga regjimet autokratike që kanë ose mund të kenë mbi krye, kinezët dhe indianët nuk e gëzojnë këtë besim.33Ukraina. Gjeorgjia, Bjellorusia, parë nga Berlini ose edhe nga Parisi, janë më evropiane se shumica e vendeve të Ballkanit, siç është rasti i Shqipërisë.34Anëtarësimi ynë në Evropë është një çështje që pret të paktën për Evropën. Integrimi i Shqipërisë në Evropë sot është më larg se para disa vitesh. Sepse ndërkohë që Shqipëria afrohet, Evropa largohet.35Bismarku thoshte se Shqipëria është një shprehje gjeografike. Pra një vend që nuk e ka aftësinë për tu bërë shtet. Edhe kur e ka pushtuar siç ndodhi në vitet ‘43-‘44 të shekullit të kaluar, Gjermania e ka përdorur Shqipërinë si rrugë dhe jo si stacion.36Tubi i gazit që kalon nga Shqipëri ndoshta do të shtrohet ngadalë sepse Germania përcakton shpejtësinë e tij, ndërsa Rusia mbushjen. Shqipëria ka vetëm tokën, gjë që e ka edhe Serbia.37Për të kuptuar rëndësinë e ngrohjes me gaz në vende si Ukraina vijmë me fantazi në Shqipëri: Nëse dikush do të pushtojë Korçën, nuk ka nevojë të bombardojë shtëpitë, ose të bllokojë rrugët, Mjafton të pengojë furnizimin e qytetit me dru dhe të sekuestrojë sobat.38Sot nën prefekti i “Koncertit ‘36” do të ishte me celular në dorë nga mëngjezi në darkë, duke ndarë shumicën e kohës dhe të çështjeve me shoferin e vet, bindja dhe nënshtrimi i të cilit e mbushin me admirim për veten.39Shqipëria e sotme është mbushur me nënprefektë. Burra të pasur dhe të fuqishëm që drejtojnë provincat dhe qytetet njëlloj si nënprefekti 80 viteve më parë. Këta njerëz do të shtohen.40Shqipëria ka parashikuar që të marrë 1 miliardë dollarë borxh publik gjatë vitit 2014. Nëse hipotetikisht Shqipëria do të ishte anëtarë e BE, kjo do të ishte e pamundur.41Pas Luftës për Çlirimin e Kosovës ideali i bashkimit me Shqipërinë është ftohur. Liderët e Kosovës flasin për të ardhmen e tyre me fqinjësi të ngushtë me Shqipërinë.42Bashkimi me Shqipërinë pas disa vitesh edhe për meritë të elitës së Kosovës nuk do të jenë projekti që ata kanë.43Nacionalistët që kërkojnë një proces më të vendosur të ndarjes nga Serbia si dhe një afrim më të shpejtë me Shqipërinë, janë duke u pakësuar.44Në kushtet kur Shqipëria nuk do të ketë progress shumë të fortë ekonomik, kur afrimi i saj me Evropën nuk do të ndodhë madje do të ketë luhatjet e veta, hezitimi i shqiptarëve për t'iu bashkuar me Shqipërinë do të shtohet.45Deislamizim sipas meje, është ndryshimi i mënyrës së jetesës dhe jo ndarja nga Islami. Ndarja nga normat fetare që përcaktojnë marrëdhënien me njeriun me punën me martesën, me Zotin dhe me natyrën është një proces që gjithë Evropa e ka kaluar ose po kalon me shpejtësi të madhe.46Nuk është çudi që pas 50 vjetësh Shqipëria të ketë më pak se 300 fshatra ose qytetëza në krahasim me 3000 që ka sot. Qytete si Laçi, Mamurrasi, Tepelena, Përmeti, Këlcyra, Librazhdi, Çorovoda, Poliçani, etj., mund të jenë zhdukur pas 5 dekadash.47Ajo që rrezikon të zhduket nuk është Shqipëria dhe as rraca, por gjuha shqipe. Për shumë arsye gjuha shqipe do të fillojë të humbasë vlerësn e saj.48Në një studim të UNSECO, për gjuhët e rrezikuara, shqipja rezulton një gjuhë definitivisht e rrezikuar së bashku me serbishten, bullgarishten, rumanishten dhe greqishten.49Pasojat e këtij pesimizmi diabetik është e parashikueshme. Pas 40 apo 50 vitesh, popullsia e Shqipërisë do të kufizohet deri në masën që i vlen elitës së pasur për fuqi punëtore.50Pesimizmi diabetik si apsojë dhe pabarazia si shkak do kenë fituar. Shqipëria do jetë më e vogël sepse çdo ditë e më shumë njerëz do ti bëjë pyetje vetes: A mund të jetosh në Shqipëri?(Ky është inserti i lexuar nga Roland Qafoku, në fillim të emisionit "Debat në Channel One" ku i ftuar përballë tij ishte Ben Blushi)