Kopertina me foton e ushtarit të UÇK-së me lot në sy, shpallet më e mira në Francë

Foto e një ushtari të UÇK me sytë me lot para një flamuri shqiptar, është kthyer në simbol të luftës në Kosovë. Por jo vetëm kaq kjo foto e ish-luftëtarit të UÇK-së, Xhafer Kadiri e fiksuar në vitin 1999 është shpallur kopertina e vitit në Francë.Kjo foto të riut kosovar ka prekur mijëra njerëz dhe ka qënë e denjë dhe për tu shpallur kopertina e vitit në Francë, por mediat në Kosovë thonë se pavarësisht kontributit të tij të madh Xhafer Kadiri bën një jetë të vështirë në Rahovec.Ai merret me blegtori dhe jeton në kushte të vështira ekonomike, ashtu si dhe shumë ish-luftëtarë të tjerë të UCK, të lënë në harresë nga autoritetet në Prishtinë