Korçë, shembet monumenti, masivi i gurëve bllokon në banesë familjen

Jeta e një familjeje prej 5 anëtarësh është rrezikuar nga shembja e monumentit të kulturës së shekullit të XIX në Pazarin e Korçës.Reshjet e shirave të këtyre ditëve por edhe amortizimi kanë shkaktuar shembjen e monumentit. Ndërkohë që është rrezikuar dhe banesa e një familjeje ngjitur me këtë monument. Masivi i gurëve ka bllokuar për gati 2 orë brenda në banesë familjen e Petraq Shkodrës./ArtiHalili/oranews online/