Korçë, shembet godina monument kulture i shekullit XIX

Apeli i përcjellë nga Ora News për rrezikun e shembjes së godinave në zonën historike të Pazarit të Korcës ka rënë në vesh të shurdhër.Pikërisht sot njëra prej tyre, që i përkiste fundit të shekullit të 19-të dhe ishte shpallur monument kulture është shembur si pasojë e reshjeve të shiut.Sipas Drejtorit të Monumenteve të Kulturës Gjergji Koki ,nga ana e kësaj drejtorie janë dhënë sinjalizimet për institucionet përkatëse kohë më parë, por askush nuk mori masa për të ndërhyrë.Nga ana tjetër rënia e kësaj godine përveçse tashmë në Pazarin e Korçës ka një Monument Kulture më pak, u rrezikua seriozisht edhe jeta e një familje me 5 persona , të cilët masivi i gurëve i ka bllokuar për gati dy orë brenda në banesë .Kjo nuk është hera e parë që rrëzohet një godinë në pazarin e Korçës, për shkak se prej vitesh ato nuk mirëmbahen.