Librazhd, nëna mbyt foshnjen 2 muajshe me jastëk
Librazhd- Kishte mbytur foshnjën me jastëk por familjarëve të bashkëshortit të saj u kishte thënë se e kishte mbytur pa dashje duke i dhënë gji.Ngjarja e rëndë është shënuar pasditen e djeshme në fshatin Kuturman të Librazhdit.24-vjeçarja Orjola Lleshi ka pranuar krimin në polici pasi është marrë në pyetje.“Arrestimi i Orjola Lleshit u bë pasi, për motive të dobëta, kjo shtetase ka vrarë, duke mbytur fëmijën e saj M.Ll, 6 javesh.” thuhet në njoftimin e policisë së Elbasanit.Si e gjeta të vdekur nipin 2 muajshVjehrra e Ornelës, Dylbere Lleshi tregon s’i e kishte gjetur djalin 2 muajsh të vdekur në krevat.“Në mëngjes shkova për të korrur barin. Djali 2 vjeç më thirri për t’i dhënë bukë. Kur shkova në kuzhinë, pashë nusen e cila ishte ulur në divan. E pyeta se çfarë ke? A je e sëmurë. Mos ke piër helm? Më tha shko te dhoma. Atje sytë më vajtën te çuni i cili kishte vdekur. E pyeta çfarë i bëre çunit, fillimisht më tha e bëri djali I madh, më pas tha se e kishte mbytur pa dashje duke I dhënë gji, por më pas e pranoi se e kishte mbytur vetë”Dylberja pranon dyshimet që djali i saj kishte pasur për atësinë e fëmijës dhe më pas tentativat për divorc.Fëmija fryt i një lidhje jashtëmartesoreOrjola kishte Mateon (emri i foshnjes) nga një lidhje jashtëmartesore, të cilën e kishte pasur gjatë kohës që bashkëshorti i saj ishte emigrant në Greqi.Kur i vogli kishte lindur ajo kishte shkuar në Greqi dhe atje kishin nisur konfliktet.Bashkëshorti i ka kërkuar Orjolës të kthehej në Shqipëri dhe të divorcoheshin pasi fëmija nuk ishte i tij.Pasditen e djeshme Orjola ka kryer krimin makabër duke u hequr sikur e kishte mbytur pa dashje fëmijën.Kanë qenë dyshimet e familjarëve, të cilët dinin konfliktet mes çiftit të ri që kanë nxitur grupin hetimor të thellojë hetimin përtej një ngjarjeje aksidentale të mbytjes së fëmijës duke i dhënë të pijë gji.Fillimisht 24-vjeçarja ka bërë rezistencë por më pas ka pranuar se e kishte mbytur vetë foshnjën.Njoftimi i policisëNga ana e Seksionit Kundër Krimeve ndaj Personit, u be arrestimi në flagrancë i shtetases Orjola Lleshi, 24 vjece, banuese në fshatin Kuturman-Librazhd.Arrestimi i saj u be pasi, për motive të dobëta, kjo shtetase ka vrarë, duke mbytur femijen e saj M.Ll, 6 javesh.Po punohet per dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.Materialet iu kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan per veprime te metejshme per vepren penale "Vrasje me dashje", parashikuar nga neni 79 i Kodit Penal.Lajmi u perditesua