Iraku voton sot në masa të rrepta sigurie

Bagdad- Irakianët votojnë sot nën masa të rrepta sigurie, në zgjedhjet e para parlamentare që pas tërheqjes së trupave ushtarake amerikane 3 vjet më parë.Qëndrat e votimit janë hapur në orën 07:00 të mëngjesit me orën lokale ndërsa do të mbyllen në orën 18.00.Kryeministri i vendit, Nouri Al Maliki pritet sipas sondazheve, të fitojë një mandate të tretë, në një kohë që duket se në perëndim të vendit kanë nisur protestat.Këto protesta në Irak, janë më të këqijat dhe të përgjakshmet që nga viti 2008, me 160 viktima të shënuara vetëm javën e shkuar.Të drejtë vote në zgjedhjet e sotme parlamentare kanë 22 milionë irakianë ndërsa në të gjithë vendin janë hapur 50 mijë qëndra votimi. Zgjedhjet kanë angazhuar mijëra forca policie ndërsa rrugët dhe sheshet kryesore në Bagdad janë pothuajse bosh nga frika ndonjë sulmi. Autoritetet nuk lejojnë që sot në rrugë të lëvizet me makina ndaj dhe votuesit do të duhet të ecin në këmbë, për të shmangur edhe ndonjë sulm me makina-bombë. Analistët theksojnë se nuk pritet ndonjë rezultat nga zgjedhjet e sotme, së paku për disa javë. Pas zgjedhjeve të fundit, u deshën gati 10 muaj kohë për të formuar qeverinë, ndaj ka gjasa që edhe këtë herë Iraku të mos ketë një qeveri së paku deri në muajin shtator. Në zgjedhjet e sotme parlamentare garojnë 9 mijë kandidatë për 328 vende në parlament.