”Financial Times”: Kina ekonomia e parë në botë
Nju Jork- Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke humbur vendin e tyre të parë si ekonomia numër një në botë duke u parakaluar nga Kina, një parakalim që do të vijë shumë shpejt nga parashikimi se kjo gjë do të ndodhte në vitin 2019. Ndoshta që këtë vit.”Kjo është ajo që del nga një studim i ‘International Comparison Program’ i Bankës Botërore, program në funksionim që nga viti 2005”, shkruan ”Financial Times”. ”Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të humbasin vendin e parë që e mbajnë që nga viti 1872, kur kaluan Britaninë e Madhe. India është në vend të tretë”, thekson ”Financial Times”.Sipas këtij studimi, që në vitin 2011, Prodhimi i Brendshëm Bruto kinez ishte sa 87 për qind i atij amerikan.India konfirmohet në vendin e tretë dhe në 12 ekonomitë më të fuqishme në botë futen Rusia, Brazili, Indonezia dhe Meksikaata/sg/oranews online/