Pacolli i përgjigjet akuzave të Krasniqit: I paaftë dhe gënjeshtar
Zëvendës.kryeministri i Kosovës dhe njëherësh kreu i Partisë Aleanca Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ishte i ftuar sot në intervistën e orës 19:00 në "Ora Live".Numri dy i qeverisë së Prishtinës ka vizituar ambientet e Televizionit Ora News , ku është pritur nga Presidenti Ylli Ndroqi dhe stafi i Televizionit dhe më pas në studion e Ora Live Pacolli ka folur për bashkimin ekonomik mes Shqipërisë dhe Kosovës.Pacolli i është përgjigjur dhe akuzave të Jakup Krasniqit ndaj tij.“Sëpari ky është një koleg imi i klasës. Ne kemi qenë në shkollën e mesme bashkë dhe ka qenë shumë i paaftë, ka qenë i ulur në bankën e fundit. Kjo është për mua një gënjeshtër e kulluar dhe turp për një.., turp edhe një herë për një kryeparlamentar të një shteti me e lëshu një gënjeshër të tillë. Është mëkat të merresh me një njeri të tillë” deklaroi ai.
(Numri dy i qeverisë së Kosovës gjatë intervistës me gazetarin Nertil Agalliu)Kreu i AKR-së ka deklaruar se partia e tij nuk vë kushte paszgjedhore për koalicionet e mundshme me PDK apo LDK, ndërsa ka pohuar se në zgjedhjet e ardhshme do të hyjë si kandidat për Kryeministër.Behgjet Pacolli, kreu i AKR-së, pritet të garojë i vetëm në zgjedhjet e ardhshme në Kosovë me një platformë të qartë për Kosovën, ku ai do të kërkojë votën e qytetarëve për të qenë Kryeministër i Kosovës këtë vit. (Video: Intervista e Plotë e Behgjet Pacollit) Intervista e plotë Sot keni qënë në Tiranë, në një tryezë kur ju edhe kur keni qënë president, jeni i pari që kërkonin bashkimin kombëtar, siç i thoni ju mes Shqipërisë dhe Kosovës së pari thoni ju do vij nga bashkimi ekonomik. Partia juaj ka këtë platformë. Mbajtët edhe një fjalim në Kukës, i cili ngjalli interesa të madh dhe mori edhe një “ok” nga kryeministri z.Rama. Do të realizohet ky bashkim ekonomik z. Pacolli? Së pari një përshëndetje shumë të ngrohtë për të gjithë teleshikuesit e televizionit tuaj, të fuqishëm tani. Ju falenderoj se ju gjithmonë keni përcjellë tema të ndihshme që ndodhin në këto treva, dhe sidomos e di që i keni dhënë rëndësi shumë të madhe bashkimit ekonomik shqiptarë. Që nga kthimi i im nga Zvicra, në kreun tim është sjell një ide e cila po më duket se tani ka fillu rrugën e mbarë. Ideja e krijimit të një tregu të përbashkët mes Shqipërisë dhe Kosovës, dhe pse jo të viseve të tjera të populluara me shqiptarët. Unë e di se një treg i përbashkët do të jetë një gjë shumë e fuqishme dhe kjo do të jetë një pretekst shumë praktik për atë iden tonë të vjetër, të bashkimit mbarë-kombëtar. Pra, ne e kemi quajtur se bashkimi kombëtar fillon nga ekonomia, dhe kjo ishte edhe tema kryesore e eksponimit tim në Parlamentin e Shqipërisë dhe prej asaj dite e deri tani, kur edhe veproj, unë gjithmonë kam kontribuar, mendoj, flas, për bashkimin ekonomik. Dhe që nga ajo kohë kur unë jam pjesë përbërëse e ekzekutivit kosovar nuk kam lënë asnjë moment pa e theksuar këtë, pa e promovuar këtë ide dhe tani jam shumë i lumtur që dy qeveritë e kanë kuptuar këtë. Ne patëm dy takime shumë të rëndësishme dhe këto takime ishin aq të frytshme saqë filluan dhe implementimet dhe ishin dikasteret e AKR-së në Kosovë, Ministria e Zhvillimit Ekonomik e cila promovoi kontratën e parë të tregut të përbashkët energjetik, e cila u nënshkrua në Prizren disa ditë më parë, dhe në të njëjtën ditë u nënshkrua kontrata për krijimin e kushteve për tregun e përbashkët energjetik, për ndërtimin e 400 kw, e cila rrugë do të shërbejë për furnizimin e dy tregjeve dhe ky rrjeteve, shpërndarës, përçues i rrymës elektrike është shumë me rëndësi, se së pari ne do të plotësojmë nevojat tona, si në Kosovë dhe në Shqipëri dhe ne do të kemi humbje shumë të vogla të energjisë elektirke. Ju e dini nëse keni prodhimtari gjatë ditës këtu në Shqipëri, e nuk ka kapacitete për të përmbushur kërkesat atëhere mund të kërkohet nga Kosova, dhe anasjelltas. Kur ne kemi atje verë ne punojmë me kapacitet në maskimum dhe dimrit këtu punohet me kapacitet në maksimum. Janë dhe tarifat natës e ditë, ajo teprica e prodhuar po shkon në ajër, ne do të kemi mundësi ta shfrytëzojmë në mënyrë racionale. Ishte një kënaqësi ta dëgjoje dhe propozimin e kryeministrit Rama, i cili tha se doganat janë pengesa, dhe duhet të punohet që këto dogana të hiqen dhe mos t’i shohim më aty. Është një miratim në parim, që pikat dopio që dublifikohen nëpër vend-kalimet mes Shqipërisë dhe Kosovës, një nga ato pikat të eliminohet dhe shërbimet doganore të kryhen prej një pike, qoftë ai kosovari ose shqiptare. Kështu që ne kemi marrë një rrugë të drejtë dhe unë besoj se proceset po përshpejtohen sot ishte konferenca e rradhës këtu, ku edhe njëherë promovova iden e krijimit të një kompanie të aviacionit kombëtare, dhe ne askush nuk na merr si serioz nëse nuk e kemi këtë kompani, se koha ndryshe quhet edhe para, sesa të shkojmë të humbim kohë në aeroportet e Stambollit, të Romës, Vienës. Ne duhet të krijojmë kushte për të përshpejtuar rrugëtimet tona, për të qënë dinamik në veprimet tona. Unë besoj se një veprimtari në këtë drejtim është në proces, unë jam duke vepruar bashkë me kolegun tim, Peleshi. Kemi dy takime me investitorë potencial në këtë drejtim, takime të cilat do të konsumohen sigurisht ditët e ardhshme. Po ashtu hekurudha e përbashkët. Ne jemi duke kërkuar investitorë dhe ne do t’i gjejmë, përderisa janë një burim i parasë.Për sa do t'i realizoni këto, keni një plan?Nuk janë projekte që realizohen shumë shpejt, por do të realizohen. Nuk është me rëndësi kush i realizon. Ato i nevojiten kombit tonë, i nevojiten qytetarit, duhet të ndodhin për asrye se pretendojmë të jemi shtete të civilizuara dhe ndërlidhja është një prej kushteve shumë të nevojshme, për ndërlidhjen e njërëzve dhe mallrave.Z. Pacolli ju keni kërkuar heqjen e doganave, ndërtimin e rrugës Kalimashë-Gjakovë, aeroportin e Kukësit, një spital të madh në Kukës, portin e Shëngjinit të jetë i përbashkët, edhe hekurudhën Prishtinë-Tiranë që ju e përmëndët, dhe kjo është një platofrmë e partisë që ju drejtoni, e AKR-së, keni marrë pra miratimin në “ok” edhe nga ana e qeverisë shqiptare. Të gjitha këto për sa kohë mund të bëhen dhe a do realizohen vërtetë apo do harron më pas?Sigurisht nuk duhet të harron për arsye se këto janë projekte të arsyeshme, shumë të nevojshme, mos të them dhe shumë të nevojshme, për arsye se sot ne jemi një komb, flasim një gjuhë, kemi mënyrën e njëjtë të menduarit, kemi nevojat e njëjta. Pse mos të kemi dhe një qasje të përbashkët? Ndërtimi i spitalit në Kukës, nuk është vetëm një spital i rëndomtë, por do ishte një qëndër kërkimore nacionale shumë me rëndësi, e cila do t’i shërbente për atë që ka nevojë kombi ynë, dhe kjo do ishte ideale që të ndodhte në Kukës dhe për shkak të afërsisë me Kosovën, për shkak të afërsisë së aeroportit, me Dukagjinin, afërsia edhe me aeroportin tjetër që është kthyer në një kompani publike, në Gjakovë. Dhe normalisht ne kemi një numër të madh mjekësh tradicional, të cilët vijnë nga Prizreni dhe do të ishte një ri-vitalizim të krejt veriut të Shqipërisë me këtë spital. Unë besoj se paratë dhe investitorët do ti gjejmë për arsye se ne jemi me takime dhe investitor të rëndësishëm nga bota arabe, ata kanë nevojë për spitale të tilla, kanë nevojë që të largohen prej vendeve të tyre familjarisht dhe të shërohen. Siç e dini ata kanë disa limite për sa i përket grave të tyre vajzave të tyre në vendet ku jetojnë dhe Kukësi do të ishte një vend ideal. Sa i përket rrugës Kalimash-Gjakovë, ju e dini shumë bukur se kjo pjesë pak a shumë e veriut ka mbetur anash. Një pjesë që është shumë e rëndësishme, e dashur e Shqipërisë dhe e Kosovës. Me insistencën e AKR-së, me programin e AKR-së, që nga ardhja ime në politikë, është fol dhe punuar për punimin e zonës së lirë të ekonomike në Gjakovë. Dhe pas fitores që patëm në Gjakovë, ne vumë themelin e zonës së lirë ekonomike. Aty është formuar edhe “de-juro”, një zonë e lirë ekonomike, e cila do ishte jo komplete nëse nuk do të shërbente edhe për Shqipërinë e Veriut. Prandaj një rrugë e tillë i nevojtitet dy qeverive dhe ajo do ta shkurtonte kohën për të arritur në Gjakovë, pothuajse për një orë. Dhe unë besoj se këtë e kanë kuptuar dhe qeveria në Tiranë dhe në Kosovë dhe ata do të punojnë me realizimin e kësaj ideje. Aeroporti i Gjakovës ishte një gjë tjetër, e cila është kthyer vetëm në një ndërmarrje publike, dhe punët po shkojnë mirë. Ne jemi duke kërkuar operatorë alternativë nga ata që operojnë në Prishtinë, dhe unë besoj se edhe këtë synim do ta implementojnë. Kështuqë qasja e përbashkët do të jep një dinamikë të re ekonomisë së dy vendeve dhe kontibutë shumë më të arsyeshëm e të shpejt të qytetarit të dy vendeve.Trepça, shpesh e keni përmëndur edhe në fushatat elektorale në Kosovë, kuptohet që është një pasuri e madhe. Çfarë po bëhet? Nëse e shikoni situatën kaotike në Shqipëri, çfarë ka ndodhur me minierat. Minierat ishin pasuria shpirtërore e shqiptarëve, edhe unë edhe kosovërt, u mburrshim me pasuritë natyrore, kromi, bakri, e çdo gjë tjetër. Kjo qeveri tani e ka shumë të vështirë të bëjë një renditje, ku janë ato miniera, të kujt janë, si u dhanë, kush punon aty, çfarë koncesione janë aty dhe ça përfiton qytetari dhe ça buxheti i shtetit. Unë nuk do ta quaja se është një gjë për t’u lavdëruar dhe më dhëmb shpirti mua që rrugëtojë në Shqipëri dhe kuptoj në çfarë situate kanë mbetur. Ka qënë e mundur që këto të jenë sot në funksion dhe të punojnë për mirëqënien e qytetarëve. Por janë trajtuar si janë trajtuar, unë besoj se njërëzit që udhëheqin shtetin dhe kanë vision, do t’i riparojnë këto gabime trashanike, që janë bërë në të kaluarën. Duke marrë edhe këtë shëmbull, por duke marrë edhe atë çka u bënte në Kosovën me Trepçen, është shumë e nevojshme që të interventonte edhe këtu. Trepçja që 15 vite është shfrytëzuar, është vjedh, ka shërbyer si një objekt ku xhepat e disa njerëzve janë pasuruar, por qytetari asgjë s’ka fituar. Janë disa minatorë që punojnë atje në kushte katastrofike dhe normalisht një njeri normal nuk mund ta durojë atë, dhe ne e vumë si shtyllë kryesore në programin tonë, dhe kemi punuar vite me rradhë. Unë e shihja si Agjensioni i Privatizimeve në Kosovë po e varfëron Kosovën, një pjesë të qytetarëve po i kthen edhe në mjerim. Paratë që po i merren qytetarëve, nuk po i shërbejnë ekonomisë, por janë të dërguara diku jashtë. Dhe ju kundërvuva kësaj dukurie shumë distruktive dhe suksesi arriti. Ne arritëm pas shumë vitesh, Trepçen ta parandalojmë që të degradojë edhe më tutje, por edhe të kemi një projektligj, i cili kaloi në qeveri, në Parlamentin e Kosovës, duhet të kalojë edhe në leximin e dytë. Kjo legjislaturë e këtij Parlamenti do ta kalojë dhe leximin e dytë dhe ne do kemi rrugën e hapur për të krijuar kompanin publike. Ne i kemi nda thelbësoren, prej jo-thelbësores. Dhe jo-thelbësorja i mban të gjitha kredit dhe për arsye se i kanë provokuar edhe ato kredi. Ndërsa thelbësorja, që janë minierat, nuk kanë kurrëfarë obligimi, do të treajtohen veçmas, dhe prej kësaj do të krijohet një kompani publike, e cila do të ketë menaxherin e vetë, bordin e vetë dhe këta njerëz do të vendosin se çfarë do të ndodh me Trepçen. Buxheti i Kosovës nuk do të investohet, për arsye se buxheti nuk investohet në ngritjen e veprimtarive ekonomike. Por njerëzit nëse pretendojnë të jenë ekonomist të mirë, ata dinë në çfarë rruge ta zhvillojnë Trepçen. Unë ju them se rruga është e hapur, mundësit janë aty, për arsye se Trepçja, ka dhe një situatë tjetër, është e vetmja minerë sot në Evropë. Krejt minierat janë të hapura nëpër Bolivi, Afrikën e Jugut dhe Trepçja është në Evropë, përsa i përket logjistikës, se për pak ditë koncetrati i këtyre mineraleve arrin te ajo uzinë që i trajtonë këto dhe kemi një avatazh për këtë. Duhet të bëhen dhe disa veprime, ndoshta për mentalitetin sot më sot, krijojnë hutim, por unë do shkoja më tutje, që ky menaxhment duhet menjëherë të veprojë, dhe të hapë një kompani në Londër ose Toronto, aty ku blihen metalet, aty ku njihet konjuktura e çmimeve të këtyre metaleve dhe ajo kompani do të fillonte të trajtonte shit-blerjen e këtij koncetrati, që sot kompanitë e ndryshme me disa ndërmjetësues e bëjnë, dhe secila kompani që vjen në Trepçe dhe këta ndërmjetësues krijojnë një fitim. Dhe në fund çmimi i blerjes dhe ai i fundit që e paguan koncetratin është gati 3-fish , dhe pse këtë që e fiton dikush tjetër mos ta fitojë kompania kosovare. Të kemi menaxher të mirë. Dhe ne do fillonim të linim një shenj te kompanitë globale. Ajo kompani në Toronto ose në Londër, që trajton metalet, do t’i japë në depozitë ose në kolateral, licensat ekskluzive që ka për të shfrytëzuar mineralet e Trepçes, dhe për këtë do të ketë një vijë kreditore 250 milion para, që do të përdoren për rinovimin e Parkut Teknologjik, blerjen e 2-3 flotacioneve, që u nevojten tani për tani. Dhe me lëshimin në punë të kësaj tekonolgjie që u nevojiten tani në këto miniera, Trepçja do të kishte mundësi shumë të mëdha, për arsye se do të gjeneronte një profit neto diku prej 2-3 milion euro në ditë. Prandaj shumë shpejt do të gjeneronte aq shumë mjete, edhe në krijimin e një metalurgjie, për vetvete, për koncetratin e sja. Dhe kështu dalëngadalë të hyjë si ndërmarrje shumë e shëndoshë, pa kredi, pa kërkesa, dhe diku pas një pune 5-6 vjeçare të kthehet në kompani, e cila do kishte vlerë mbi 10-12 dollarë në tregun e lirë të mineraleve.Shpesh politikanët në Ballkan i janë future politikës për t'u bërë të pasur ndërsa ju keni zgjedhur të kundërtën, ju keni ardhur nga biznesi në politikë. Pse?Këtu është dhe rreziku më i madh, që njerëzit nuk e kuptojnë. Ndoshta më tepër e kuptojnë këtë në Shqipëri, pasi vetëdija këtu është më e lartë. Por në Kosovë krijojnë huti. Njerëzit mendojnë se nësje je i pasur dhe ke hyr në politikë, ti tentonë të jesh edhe më i pasur. Unë gjithmonë kam thënë se Kosova është një vend që duhet të ndihomhet, por jo të shfrytëzohet. Kjo është arsyeja që unë asnjëherë asnjë ‘cent’ nuk e kam përfituar prej Kosovës, qoftë edhe prej bizneseve të mija. Për arsye se bizneset e familjes sime inkuadrojnë diku 2500 veta, por besoni se çdo kompani e krijuar në Kosovë është një rast social. Për arsye të mbajtjes së punëtorëve, të pagave që u jepen punëtorëve që punojnë aty. Mirëpo nëse shikohen nga aspekti i tregut, apo aspekti ekonomik ato ndërmarrje është dashur të mbyllen, pasi nuk gjenrojnë asgjë. Mirëpo ato kompani praktikisht mbahen nga kompania kryesore në Zvicër dhe subvencionohen nga ato, kështuqë është mirë për arsye se një ditë qyterarët e Kosovës do të kenë një fuqi më të madhe blerëse dhe do të adresohen aty ku është kualiteti. Ndërmarrjet e mia në Kosovë janë të njohura për kualitetin e saj, por kualiteti i mirë edhe kushton.Ju keni menduar të investoni edhe në Shqipëri? Shpesh është përfolur.Unë kam hyr në politikë, gjithmonë i hapur si një libër dhe transparent. Secili e din që unë jap vetëm kontributin tim e aty ku mundem dhe sa mundem. Nuk marr as pagën, nuk harxhoj as benzinë për makinën time, makina ime është e imja, aeroplanin e kam timin. Kështu që asgjë nuk marrë prej buxhetit të Kosovës. Dhe kry detyra për Kosovën, është një gjë që mua më bënë shumë të lumtur, dhe këtu krijohet hutia me qëllim apo pa qëllim. Unë u them atyre se “është shumë normale”, se shqiptarët janë të njohur për sakrifica dhe dikush ka sakrifiku gjatë luftës, diku para luftës, dhe nëse do e quajmë si sakrificë, unë do sakrifikohem tani, pasi e di se është koha ime dhe është koha kur energjia ime, ndoshta eksperienca ime i nevojitet këtij vendi. Dhe unë këmbënguli që di ta bëjë më mirë se kolegët e mij, edhe për eksperiencën. Unë e kam kaluar lumin, të tjerët duhet të bëjnë këtë rrugë, duhet me kalu lumin, për me fol për problemet.Keni plan të investoni në Shqipëri?Apsolutisht po. Kompanitë e mija, se ju e dini që nuk jam në qarqet menaxheriale, por unë e di që kompanitë e grupit janë shumë të interesuara me ndrimin e perspektivës këtu në Shqipëri. Sigurisht ka ndryshuar edhe prespektiva me ndrimin e qeverisë. Dhe këtu kompanitë e grupit janë duke u interesuar, kanë identifikuar disa projekte të cilat do te fillohet dhe implementimi shumë shpejt. Uën tani nuk mundem të flas për arsye se nuk jam i involvuar në menaxhmentin e tyre. Por sigurisht oponioni publik do ta dij, do ta shoh projektet e kompanisë sime, gjithëmonë kanë lënë një shenjë që shërben edhe historikisht, se ne ndërtojmë edhe qytete, edhe kryeqytete. Edhe madje tri objekte janë “3 prej 8 mrekullive botërore” . Kështuqë edhe këtu ndoshta do të kemi mundësinë, ta vëjmë një shenjë e cila do të shënoj praktikisht edhe atë vend në hartat e operatorëve turistik. e dini tashë, bëhet fjalë për turizmin. Se Shqipëria e ka këtë mundësi dhe Shqipëria e meriton, shqipëtarët dhe kjo qeveri e meriton këtë.Pas një deklarate të Isa Mustafës, që i kërkon Thaçit që të shpërbëhet Parlamenti. Por flitet, mediat kanë shkruar sot se ndoshta 15 qershori.Gjithmonë kemi nevojë për një historik edhe në këtë rast. Unë kur isha President i Kosovës, punën e parë që doja ishte të krijoja një tryezë të rrumbullakët me liderët e partive politike, në mënyrë që ne të përcaktonim për reformat zgjedhore dhe ligjin e presidentit. Ky ishte një farë kushti i imi edhe në momentin kur unë u tërheka nga posti i presidentit, madje me dy liderët e partive më të mëdha patëm edhe një kontratë, kontratë e cila u kthye u shëndërrua në një rezolutë parklamentare dhe punuan dy gupe dhe përgatitën çdo gjë, përsa i përket edhe ligjit të presidentit, që ai të zgjidhet nga populli dhe të ketë fuqi më tepër sesa tani. Ta kthejë ndoshta Kosovën nga Republikë Parlamentare, në një gjysëm Presidenciale, dhe reformat zgjedhore. Kishte shumë nevojë Kosova për reforma zgjedhore. Dhe tani kjo rezolut, krejt kjo punë që u bë, po më duket se është neglizhuar prej liderëve partiak, prej atyre që kanë deklaruar para opinionit publik se do të ndodhin reformat, Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa. Dhe unë të dy partenrëve të mi dhe miqëve të mi, u them se do të ishte shumë jo e sinqertë si nga kryeministri dhe nga lideri i opozitës, nëse ne shkojmë në zgjedhje pa reforma. Ata njerëz kanë premtuar, kanë nëshkruar, kanë provokuar harxhimin e mjeteve , të energjisë së dy komisioneve që kanë bërë. Dhe qytearët do e shohin se nëse ata dështojnë në përmbushjen e këtyre drejtimeve, ata dështojnë në përmbushjen e krejt asaj ç’ka ata premtojnë te qytetarët. Prandaj do ishte shumë e drejtë që keto reforma të kalojnë, të inkroporohen në ligjin zgjedhore, i cili do të respektohet në zgjedhjet e ardhshme. Dhe nuk ka pasur asnjë nguti. Ne për shtator do të arrihet që çdo gjë të jetë në vendin e vetë, të kemi reforma të reja dhe të shkojmë në zgjedhje, qofshin ato edhe të parakohshme se flitet për një muaj, dy. Por tani në qershor është jo dinjitoze, dhe kam frikë se vota e qytetarit nuk do shkojë aty ku është drejtuar dhe do të manipulohet dhe nuk është mirë të ndodh kjo. Ata e shohin të arsyeshme kështu, për arsye se qytetarët mendojnë se e harrojnë këtë. Sigurisht mund të provokojnë zgjedhjet, mund të shpërndahet Parlamenti tani dhe pas 45 ditëve mund të shkojmë në zgjedhje. Një gjë që nuk do ta meritonte as Kosova, as qyetarët, as dinjiteti i liderëve politik ndaj qytetarëve. AKR-ja është e përgatitur që t’i sfidojë këto zgjedhje, gjithmonë me një program shumë ekonomik, një program shumë dinjitoz.Do të paraqiteni si kandidatë për kryeministër në këto zgjedhje pralamentar, z. Pacolli?Po sigurisht. Këshilli drejtues i AKR-së, ka kërkuar prej meje që t’i priej listës, dhe unë do i priej listës, dhe sigurisht do ta kryej punën time me dinjitet gjithmonë duke i prezantuar qytetarit ato që ne mund t'i përmbushim. Siç e dini në 3 vite e gjysëm të shkuara, ne kemi qënë e vetmja parti e cila ka përmbushur programin e saj ekonomik 100%. Duke fillu prej zonave të lira ekonomik, ligji prej ndërmarrjeve publike, me reformat për të bërit biznes, për përmirësimin e imazhit të Kosovës për 50 e kusur vende, reformat që janë bërë në agjensi të ndryshme, si ajo e promovimit të investimeve, në faktorizimin e Kosovës ndërkombtarisht, ligji për Trepçen, ligji për Brezovicën dhe normalisht siç e shihni iniciativa jonë për krijimin e trgut të përbashkët. Krejt këto iniciativa, janë iniciativa që dalin nga programi i AKR-së.Sa përqind synoni në zgjedhjet? Një sondazh i para ca ditëve nuk tregonte një përqindje shumë të lartë. Që të bëhesh kryeministër, duhe të kesh vota.Normal. Gjithsesi, dhe këtu nëse ne jemi e vetmja parti që shkon me bagazh të rezultateve dhe qytetari nuk di ç’ka i mungon që ta drejtojë votën te AKR-ja. Unë këtu mundem vetëm të shiqoj që t’ja lëjë fajin vetëdijes së qytetarëve. Ose qytetarët nuk janë të informuar ose nuk janë të vetëdijshëm. Për arsye se është një absurd që ndodh te ne. Çdokush e shan qeverinë, çdokush e shan kryeministrin. Ju bëni një provë intervistoni njerëzit në sheshin e Prishtinës dhe do të shihni që 99% të njerëzve kanë me e fy, kanë me e sha kryeministrin. Por nëse ndodhin zgjedhjet nesër, shumica prej këtyre njerëzve kanë me e zgjedh atë për arsye se nuk dinë. A mungon alternative, a mungon komunikimi me qytetarin apo vetëdija? Një gjë është e sigurtë, ne jemi aty me bagazh të punës tonë dinjitoze, ne nuk kemi problem as me gjyqësinë, as me prokurorin, as me EULEX-in, jemi parti me duar të pastra.Do bëni koalicion para apo pas zgjedhor?Ne do i sfidojmë këto zgjedhje vetë me listën tonë, siç edhe përpara.Por pas zgjedhjeve e përjashtoni një koalicion me LDK-në?Pas zgjedhjeve ne do të verifikojmë programet e partive, nuk kemi vija të kuqe për askënd. Ne kemi qënë ekzekutiv për një partner të madhë tani dhe kemi parë ku janë lehtësirat dhe ku janë vështirësitë, dhe në kontratën e ardhshme do t’i shiqojmë këto pika. Përsa i përket sondazheve që ju flisni çdo herë AKR-në e kanë eliminuar prej skenës politike dhe kjo është eliminuar me apo pa qëllim. Unë jam një politikan atipik për Kosovën dhe normalisht jam i pakorruptuar, nuk mund të më blej askush dhe normalisht një figurë e tillë nuk është e favorshme për disa politikanë në Kosovë. Dhe nëse unë nuk jam komplic i tyre, që të bashkëjetojë në kopshtin e tyre, ata do të mundohen që të më likudojnë nga kopshti i tyre. Unë në këtë rast rrugëtojë ndaras.Ju thatë që “Unë nuk blihem, por jam jashtë këtyre”. Por ka një akuzë nga Kryetari i Parlamentit të Kosovës, i cili ka thënë “Behgjet Pacolli, më ka ofruar para në këmbim të votës për President në 2011”. A është e vërtetë?Së pari ky është një koleg i imi i klasës. Ne kemi qënë në shkollën e mesme bashkë dhe ka qënë shumë i paaftë, të drejtën me thënë, i ulur në bankën e fundit atje. Por unë kam pas një respekt. Sot është Kryetari i Parlamentit, kam shumë respekt për postin që ka ai, por të drejtën me thënë edhe njëherë, edhe fizikisht ai është njeri i vogël, edhe unë e shoh një farë flustrimi te ai. Ai e ka përbuzë sofrën time njëherë në ’99, kur ka qënë mysafir i imi në Lugano. E di ai pse e ka përbuzur këtë. Edhe nga ajo ditë unë nuk kam marrëdhënie me këtë njeri, ai nuk është pjesë që e vizitojë, as që më vizitonë mu.Kjo është një akuzë e rëndë, që ai ka thënë, se ju i keni ofruar para.Kjo për mu është e rradhës, si akuza ka çdo ditë në Kosovë tek unë. Por ju garantojë se asnjëherë nuk kam kërkuar asnjë favorë prej këtij njeriu dhe e lus Perëndinë, që asnjëherë mos të kërkojë favore prej tij, s’kam nevojë të kërkoj favore. Dhe t’ju them se kjo është për mu një gënjeshtër e kulluar, dhe “turp” për një kryeparlamentar të një shteti, me e lëshu një gënjeshtër të tillë.Do e padisni për shpifje?Uën dje e kam pas një deklaratë dhe u jam përgjigjur pyetjeve të gazetarëve. Kam thënë të njëtën gjë që po them këtu, është mëkat të merresh me një njeri tillë. Dhe unë përgjigjem për shkak të pozitës që ai okupon. Unë edhe njëherë këtu them se, ai ka gënjyer ose nëse doni me e thonë më vrazhdë, ai ka rrejtë. Po ju them edhe njëherë se për mua është një poshtërsi shumë e madhe që ka bo. Unë nuk kërkojë prej njerëzve të tillë favore, nuk kam kërku dhe kurrë s’do kërkojë.Z. Pacolli ka ndonjë marrëveshje politike të fshehtë mes jush dhe Hashim Thaçit, që pas zgjedhjeve ju vërtetë të jeni kryeministri i Kosovës, pasi ëndërra e Hashim Thaçit është të marrë postin e presidentit?Nuk kemi asnjë marrëveshje për të ardhmen, ne ja kemi lënë forcës politike që do të del nga zgjedhjet që vijnë. Por besoj se nga ana tjetër e kemi kompletuar njëri-tjetrin, për arsye se ne e kemi marrë përgjegjësin e zhvillimit ekonomik dhe çështjeve ekonomike, edhe pse ju them se ka bërë një gabim ndaj nesh, pasi këtë fushë të veprimit na e ka mundësuar vetëm shumë vonë dhe ka munguar fushë-veprimi. Ne e kemi mbështet shumë në çështjej politike, sidomos në dialogun. Unë kam qënë mbështetës i dialogut, jo i dhunës. Unë besoj se nuk do kishte problem, nëse ne do jemi sëbashku ndoshta nesër në një qeveri të ardhshme, nëse normalisht forca e jonë politike dhe tij do jenë kompatibile. Por siç ju thashë unë nuk kam problem të bashkëpunojë, po ashtu edhe me LDK-në, të Isa Mustafës. Por si për njërën dhe për tjetrën parti, ne do kemi shumë kërkesa strikte, përsa i përket kolegëve tanë me të cilët do punojmë, ideve të tyre për zhvillimin e vendit dhe ndarjen ekzakte të dikastereve dhe hapsira e veprimit. Këto janë kushtet që ne kërkojmë. Kompatibiliteti praktikisht programor duhe të jetë, duhet të jetë kompatibile, se nëse nuk jemi përputhur në ide dhe program, do marrim dy rrugë të ndryshme. Dhe nëse këto para-kushte janë plotësuar, ne nuk krijojmë vija të kuqe, të mos punojmë as me Isa Mustafën, as me Thaçin.Në rast se nuk do të arrini të zgjidheni kryeministër pas zgjedhjeve, do të qëndroni sërisht në politikë dhe do të synonit postin e presidentit, z. Pacolli?Unë kam qënë president i Kosovës, dhe në hisotirkun tim është që jam një ish-president i Kosovës. Sinqerisht ato që kam përjetuar në ato 40 ditë e kam parë që është një institucion kuazi fiktiv. Për arsye se është një institucion që je i kufizuar në veprime pa kompetenca, unë nuk e dua atë, nuk është kompatibile me mu, për arsye se energjia ime kërkon gjithmonë aktivite dhe pro-aktivitet. Unë dua çdo ditë me kon aktiv dhe dinamika mu përcjellë çdo ditë. Aty unë fillova një punë shumë të mirë për arsye se krijova axhentën e presidentit për çdo ditë dhe nuk shiqoja a është brenda kornizës punëve të presidentit, por shiqoja suksesin global për Kosvën. Dhe çdo ditë ka qënë e mbushur me aktivitete. Isha në Shqipëri , kam qënë edhe në disa vizita të tjera që gjithë ditën isha në Prishtinë, në mbrëmje udhëtoja, të nesërmen në mëngjes isha prap në Prishtinë. Kështuqë aktivitetet nuk kanë munguar dhe është mëkat për Kosovën, që nuk pata mundësi ta vazhdoj atë dinamizëm, për arsye se ky institucion, u ktheye në një institucion shumë dinamik ato ditë. Unë tani tentojë që të bëhet ndryshimi i ligjit, që Presidenti të zgjidhet nga qytetarët e Kosovës. Por kurrë asnjëherë nuk do i nënshtrohem fatit të disa njerëzve aty në Parlamentin e Kosovës, për asrye se është treguar shumë jo-përgjegjësi dhe sinqerit ndaj meje në këtë rast. Edhe pse nuk ka qënë faji im, por me konspiracionet e dikujt tjetër ka ndodh kjo që ka ndodh.Z. Pacolli ju falenderoj dhe uroj që herë tjetër të vini në studio si Kryeministër i Republikës së Kosovës.Nuk është me rëndësi që unë të vij si Kryeministër, është me rëndësi që të vij me bagazh të sukseseve. Ky është qëllimi im. Sinqerisht unë kam qënë edhe President përpara, President i shtetit e Kryeministër mund të jam edhe s’jam, por mu më intereson bagazhi i suksesve për popullin tim, për kombin tim, dhe kjo është me rëndësi. Unë juve ju falenderoj për mundësinë e dhënur dhe ju dëshirojë punë të mbarë. Unë këtu po shoh mrekulli çdo herë që vij tek ju, vij me dashuri shumë të madhe. Është kriju një energji shumë pozitive në studiot e juja dhe ju dëshirojë punë të mbarë. Ejani dhe në Kosovë, tregona si bëhen punët!