Hackohet Internet Explorer, Windows Xp do të mbetet i pa mbrojtur
Kujdes nga piratët e kompjuterave. Qeveria e SHBA-së i bën thirrje qeverive të tjera të ndryshojnë browserat e internetit, pasi Mikrosofti paralajmëroi përdoruesit që piratët e kompjuterave kanë gjetur një “vrimë” në Internet Explorer i cili prek versionet 6 e deri te 11, të cilat mund të përdoren nga piratët për të thyer sistemet dhe për të hyrë në to. Këto versione përfaqësojnë 55 % të tregut të kompjuterave për navigimin e internetit, sipas firmës kërkimore Netmarketshare.
Mikrosoft është duke punuar për të zgjidhur këtë problem në Internet Explorer, por kompjuteri me sistem operativ Windows XP nuk do të marrë ndonjë përditësim të ri të sistemit sepse Redmond më 8 prill i dha fund mbrojtjes dhe përmirësimin këtij sistemi operativ të krijuar 13 vite më parë. Aktualisht nga 15 deri në 25% të kompjuterëve në mbarë botën kanë ende sistemin operativ Windows Xp.