Shembet masivi shkëmbor, vdesin 3 punëtorë, dhimbja e familjarëve

Tre persona kanë humbur jetën në një aksident tragjik në aksin Gramsh-Moglicë. Sipas policisë, 2 punëtorë nga Kavaja dhe një inxhinier italianë po punonin për ndërtimin e një HEC i në këtë zonë, kur janë zënë poshtë nga një masiv shkëmbor.Për pasojë dy shqiptarët Sokol Elmazi 35 vjec dhe Oltion Kola 21 vjec të dy nga Kavaja, kanë humbur jetën. Mbrëmjen e djeshme ata janë dërguar në morgun e spitalit të Gramshit. Inxhineri Italian është dërguar në spitalin e Korçës por humbi jetën rrugës për në spital. Në foto: Momenti kur familjarët kanë shkuar në spital për të bërë identifikimin e vikimave dhe dhimbja për humbjen e dy të rinjve.