Delvinë, gjendet kallashnikovi i hedhur në rrugë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Prill 2014, 20:20
Delvinë- Një armë zjarri automatik “Kallashnikov”, e mbushur me 30 fishekë është gjetur e hedhur buzë rrugës së fshatit Palavli të Delvinës. Arma është gjetur në orët e para të mëngjesit dhe policia është njoftuar nga banorë të fshatit.Dyshimet e para janë që ajo të jetë hedhur nga trafikantë të lëndëve narkotike që transportojnë drogë nga Lazarati përmes malit të Sopotit, pasi vendi ku u gjet arma ka afërsi me rrugëkalimet e drogës.Megjithatë policia e ka çuar armën për ekspertim në laboratorin kriminalistik për të verifikuar nëse ajo është përdorur në ndonjë krim të vjetër.