Gramsh, shembet masivi shkëmbor, vdesin 3 punëtorë
Gramsh- Tre punëtorë, mes tyre dhe një inxhinier italian, kanë humbur jetën ndërsa 3 u plagosën pasi një masiv shkëmbor i ka zënë poshtë teksa po punonin për në aksin Gramsh-Moglicë.Sipas policisë, 2 punëtorë nga Kavaja dhe një inxhinier italian po punonin për hapjen e rrugës Gramsh-Moglicë që do të çonte në një HEC i cili po ndërtohej në këtë zonë.Ata janë zënë poshtë nga një masiv shkëmbor pikërisht në kanionin e Moglicës.Sokol Elmazi 35 vjeç dhe Oltion Kola 21 vjeç, të dy nga Kavaja, janë dërguar në morgun e spitalit të Gramshit, ndërsa inxhinieri italian, Giovani Piana, 69 vjeç, është dërguar me urgjencë në spitalin e Korçës, por ka humbur jetën rrugës për në spital.Identiteti i inxhinierit italian u bë i ditur vetëm mëngjesin e sotëm, ndërkohë që trupi i tij është sjellë në Tiranë për t'iu bërë ekspertiza mjeko-ligjore.Tre punëtorë të tjerë janë plagosur, por janë jashtë rrezikut për jetën: Altin Elmazi, Bardhi Seitllari, Albert Bisha, të cilët po kurohen në spitalin e Gramshit.Çfarë ka ndodhurKa qenë ora 18:00 e pasdites së 29 prillit kur punëtorët po gërmonin me eskavator, kur është shkëputur masivi shkëmbor, duke i zënë poshtë.Shoferi i ambulancës që ka sjellë në spitalin e Korçës inxhinierin italian tregoi për Ora News se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00, në kohën kur punonjësit ishin duke punuar.Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbulimin e shkaqeve, ndërsa po merren në pyetje punëtorët e tjerë që kanë qenë të pranishëm në momentet e tragjedisë.Kjo nuk është hera e parë që kjo rrugë ka sjellë probleme të tilla, pasi ky aks ka pasur shembje te shpeshta duke sjellë edhe bllokimin e banorëve.Historia e Sokolit, i cili humbi jetën nga shembja e masivit shkembor, la 2 fëmijë të mitur jetimë “Si do të të shikoj unë tani kur unë kisha dy javë që nuk të kisha parë” këto janë fjalët prekëse të nënës së Sokol Elmazit, 35 vjeçarit i cili humbi jetën pasditen e djeshme kur një masiv shkëmbor i zuri poshtë në aksin Gramsh-Moglicë.Sokoli ishte babai i dy fëmijëve të mitur, një djali 2 vjeç, ndërsa familja kishte vetëm pak kohë që ishte gëzuar me lindjen e vajzës.Dhimbja ishte e madhe për familjen e cila mësoi për humbjen e jetës së djalit të tyre përmes medias. Mbrëmë ata kanë qenë në spitalin e Gramshit për të bërë identifikimin e trupit të djalit të tyre si dhe më pas për ta tërhequr nga morgu dhe për t’i bërë ceremoninë mortore. Në video prindërit e Sokol Elmazit.Lajmi u përditësua/bk/sg/oranews online/