Reali i jep leksion Bayernit dhe Guardiolës, i mund 0-4 dhe arrin finalen

Mbyllet ndeshja midis Bayern Munich dhe Real Madrid. Ekipi i Ançelotit është finalisti i parë i Champions League pasi ka mundur thellësisht Bayernin me rezultatin 0-4. Ndeshja e parë e luajtur në Spanjë ka përfunduar me rezultatin 1-0 për madrilenët. Kështu Real Madrit eleminon Bayernin në gjysëmfinale me rezultat të përgjithshëm 5-0. Ndeshja ka nisur me bavarezët përpara duke u treguar agresivë në minutat e para. Por madrilenët reagojnë shumë shpejt dhe kanë arritur të shënojnë 3 gola që në pjesën e parë, duke vulosur kualifikimin dhe njëkohësisht surprizuar Bayernin pasi ekipi gjerman i kishte bërë llogaritë ndryshe. Dy herë Sergio Ramos ( 16′ 20 ‘) dhe dy herë Ronaldo ( 34′ 90′ ) kanë qenë autorët e golave për Realin duke mos i dhënë asnjë shans për asnjë moment ekipit të Guardiolës për të reaguar. Ekipi i Ançelotit bëhet finalistja e parë dhe do të presë nesër për të mësuar kundërshtarin nga çifti Chelsea – Atletiko Madrid. Ndërsa ekipi bavarez mbyll këtu udhëtimin “Champions” duke mos arritur të bëhet finaliste për vitin e dytë rradhazi, pasi kujtojmë që vitin e kaluar ishin ata fituesit e këtij trofeu.