Serbi, Parlamenti miraton qeverinë e re të Vuçiçit

Beograd - Parlamenti serb miratoi dje në mbrëmje, me një maxhorancë të gjerë, qeverinë e re konservatore të kryeministrit Aleksandar Vuçiç, ku objektivat kryesore janë rimëkëmbja e ekonomisë dhe afrimi me BE-në.Në 228 deputetë, 198 votuan pro, 23 kundër dhe shtatë abstenuan.“Misioni ynë është që të rregullojmë gabimet e qeverive të mëparshme si dhe po gëzojmë gjithashtu që kemi një mbështetje të paprecedentë të parlametit”, deklaroi Vuçiç gjatë një fjalimi që zgjati më shumë se tre orë përpara të zgjedhurve.Fituesja e madhe e zgjedhjeve legjislative të parakohshme më 16 mars, Partia Serbe e Progresit (SNS) e Vuçiçit dominon koalicionin në pushtet brenda të cilit ndodhen edhe aleatët socialistë (SPS) që ishin në pushtet./ata/oranewsonline/