Reforma territoriale, Komisioni nis punën pa opozitën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Prill 2014, 09:50
Komisioni i reformës territoriale nisi sot punën pa opozitën. Vendin e lënë bosh nga 9 deputetët e opozitës sot ishte zëvendësuar nga deputetët socialistë Armand Subashi, Blendi Klosi, Musa Ulqini dhe Namik Kopliku. Ndërkohë vendet bosh, për opozitën nëse do të pranojë t'i bashkohet këtij komisioni janë lënë në fund të tryezës e cila drejtohej nga bashkëkryetari i këtij komisioni Bashkim Fino.