Harta e ndarjes së re territoriale, Fino: Më 19 maj variantet në tryezë
Tiranë-Deri më datën 19 maj qeveria do të ketë afat për të sjellë në komision disa variante të hartës së re të ndarjes territoriale. Kjo u bë e ditur nga bashkëkryetari i komisionit të posaçëm për reformën administrativo-territoriale, Bashkim Fino në mbledhjen e parë të këtij komisioni pasi me vendim të Kuvendit e majta ndryshoi përbërjen e tij.Komisioni i cili nisi punën në orën 09:20 minuta dhe zgjati për gati 2 orë miratoi programin e punës që do të shoqërojë veprimtarinë e tij deri në fund të mandatit dy mujor.“Po i lëmë kohë qeverisë dhe ministrit, që deri në 19 maj, të na sjellë variante të hartës së re të ndarjes territoriale. Pasi të kemi bërë diskutimet, e të kemi dëgjuar të gjithë aktorët, do të vendosim se cilën projekte do të miratojmë. Nga data 19 maj- 20 korrik do të ketë një diskutim me të gjithë organet e pushtetit vendor.Do të diskutohet me kryetarët e komunave, këshillave. Më pas kjo hartë pas dy muajsh diskutimi do të vijë në Komision dhe më pas do të marrim vendimin përfundimtar për t’ia paraqitur Kuvendit.”- u shpreh Fino.Ndërsa në fillim pasi u miratua kalendari i punimeve të komisionit, Fino tha se shpresonte që kjo dakordësi të ishte edhe kur të vinte harta e re territoriale.Objekt i punës së komisionit është përcaktim i kritereve të ndarjes së re administrativo-territoriale të vendit, hartimi dhe përcaktimi i kalendarit të zbatimit të reformës administrativo-territoriale; përgatitja e projektit për ndarjen e re administrativo-territoriale.Vendin e lënë bosh nga opozita e zënë deputetët PSVendin e lënë bosh nga 9 deputetët e opozitës sot ishte zëvendësuar nga deputetët socialistë Armand Subashi, Blendi Klosi, Musa Ulqini dhe Namik Kopliku. Ndërkohë vendet bosh, për opozitën nëse do të pranojë t’i bashkohet këtij komisioni janë lënë në fund të tryezës e cila drejtohej nga bashkëkryetari i këtij komisioni Bashkim Fino.PS shtoi një anëtar të majtë në komisionKjo mbledhje mundësohet pas një ndryshimi në përbërjen e këtij komisioni, përmes një kërkesë të kreut të grupit të PS, Gramoz Ruci drejtuar Kuvendit që shtonte dhe një anëtar të majt.PS e çoi në 9 numrin e anëtarëve të Opozitës për të bërë të mundur kuorumin e nevojshëm për zhvillimin e mbledhjeve por edhe vendimmarrjen në to. Anëtari i 9-të është Blerina Gjylameti.Opozita ka arsyetuar bojkotin ndaj këtij komisioni me pretendimin se nuk u garantohet konsensusi për këtë reformë të rëndësishme.Pas konsituimit më 23 janar, kjo mbledhje vjen 3 muaj pas krimit të këtij komisioni në të cilin nuk do të marrë pjesë Opozita.