Siri, sulmet me bomba shkaktojnë 21 të vdekur, 50 plagosen

Alepo- Sulmet me bomba të rebelëve në Alepo të Sirisë kanë shkaktuar vdekjen e të paktën 21 personave dhe plagosjen e 50 të tjerëve.Rebelët në Alepo kontrollojnë pjesën lindore të qytetit, ndërsa një pjesë e madhe e kësaj zone është nën kontrollin e forcave të Bashar al Asad.Sipas televizionit shtetëror në Siri të paktën 15 predha u lëshuan mbi disa objekte, mes tyre dhe Dhoma e Industrisë dhe kazerma të ushtrisë, ndërsa nga sulmi ka mbetur pa energji gjithë zona e kontrolluar nga regjimi i Asad.Kjo situatë ka sjellë "panik dhe frikë" te popullsia civile.Dëshmitarë të shumtë treguan për BBC momentin e sulmit."Shpërthimi i parë që u dëgjua dukej shumë larg, por gjithsesi i kërkova burrit tim të merrte fëmijët që luanin në rrugë, dhe kur doli, shpërthimi tjetër ishte fare afër nesh"- tha një dëshmitare pranë rrënojave të asaj që deri pak më parë ishte banesa e kësaj familjeje.Ajo tregoi se burri i saj u plagos rëndë dhe ndodhet në spital, ndërsa nëna e re ka mbetur e vetme me fëmijët e saj.BBC e përshkruan si një situatë të tmerrshme atë që ndodh në rrugët e Alepos.Njerëz që ikin duke vrapuar me fëmijët e tyre në krah, pa e ditur se ku po shkojnë dhe se ku mund të ndjehen të mbrojtur.Ekipet e emergjencës vijojnë operacionin në rrugët e Alepos duke u përpjekur të ndihmojnë të plagosurit.