Egjipt, 638 të dënuar me vdekje, mes tyre lideri i Vëllazërisë Myslimane

Kajro- Gjykata e Egjiptit ka dhënë një dënim masiv, duke dhënë vendim me vdekje për plot 683 persona, mes të cilëve edhe për liderin e "Vëllazërisë muslimane", Mohammed Badie.Të gjithë të pandehurit u përballën me akuzat për sulm ndaj një stacioni policie në rajonin e Minya në vitin 2013, në të cilin humbi jetën një polic.Gjykata vendosi gjithashtu rrëzimin e dënimit me vdekje për 492 nga 529 që dha në muajin mars, duke i dhënë dënimin  me burg të përjetshëm.egjipt1Korrespondentët e BBC tregojnë se gratë e të dënuarve, të cilat prisnin jashtë gjykatës, u ra të fikët pasi dëgjuan vendimin.Shpejtësia me të cilën u zhvilluan seancat dëgjimore, dëshmitë dhe më pas u morr vendimi, kanë rritur kritikat dhe dyshimet në rradhët e grupeve të të drejtave të njeriut dhe Kombeve të Bashkuara.Muajin e shkuar, një komisioner i OKB-së për të drejtat e njeriut, tha se dy gjyqe të cilat i kishte ndjekur nga afër, kanë shkelur hapur ligjin ndërkombëtar për të drejtat e njeriut, pasi vendimet për vdekje u morrën brenda disa orësh.egjipt2Sipas organizatës "Human Right Watch" edhe sot gjykata nuk mund të ndërmerrte vendim në masë në një kohë që të gjitha seancat ishin të parregullta dhe jo sipas procedurave.Autoritetet e drejtësisë në Egjipt kanë dhënë vendime ekstreme për islamikët, që pas rrëzimit nga pushteti t ëish presidentit Mohamed Mursi. Që nga ajo kohë, qindra persona janë vrarë ndërsa mijëra të tjerë janë arrestuar.