Maqedoni zgjedhjet, kryeson VMRO-DPMNE dhe BDI, Opozita: "Nuk i njohim"

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka deklaruar se derimëtani kryesojnë VMRO-DPMNE tek maqedonasit dhe BDI tek shqiptarët.Sipas numërimit të 29,77 % të votave, në epërsi është VMRO-DPMNE me 41,2 %, BDI 18,9 %, LSDM 20,8 % dhe PDSH me 8,5% si dhe RDK me 1,9 %.U mbajtën në Maqedoni  zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale.Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve e cilësoi këtë proces zgjedhor, si të qetë dhe me një frymë demokratike. KSHZ-ja bëri të ditur se dalja e votuesve në zgjedhje deri në orën 17 ka qenë 53.12 %  për zgjedhjet parlamentare, kurse 45.34 % në zgjedhjet për president. Numri më i madh i votuesve për zgjedhjet presidenciale kanë dalur në komunën Novaci me 71,8 %, ndësa më pak në Zhelinë 9 %.

Ndërkohë një nga partitë më të mëdha opozitare LSDM ka bërë të ditur menjëherë pas mbylljes së votimeve se nuk njeh zgjedhjet. Kjo parti kërkon zgjedhje të reja që do të organizohen nga një Qeveri teknike.