Zgjedhjet në Maqedoni, Cejku: "Faktori shqiptarë të ndërhyjë"

Reagimi i opozitës kundër njohjes së zgjedhjeve në Maqedoni, mbetet i “pjekur”, përderisa ajo mori pjesë dhe ka një plan për të ardhmen. Kështu është shprehur ish-ambasadori i Shqipërisë në Maqedoni, Agim Cejku, në intervistën e mbrëmjes në Ora News, përballë gazetares, Jonida Shehu. Cejku theksoi se vendi ka hyrë në një fazë jo të qartë për të ardhmen, në të cilën duhet ndërhyrja, jo vetëm e faktorit ndërkombëtarë, por edhe e faktorit shqiptarë.ambasadori i maqedonise2“LSDM në këtë mënyrë bënë një refuzim të dy produkteve, institucioneve, të këtyre zgjedhjeve. Ky produkt do të aktivizojë dhe faktorin ndërkombëtar, pasi partitë shqiptare janë duke pritur një këshillim. Po ashtu rol të rëndësishëm merr Tirana zyrtare, e cila duhet të inkurajojë dialogun mes partive kryesore parlamentare shqiptare.”Ish-ambasadori Cejku, theksoi se Shqipëria ka një stepje përsa i përket rolit me rajonin, sidomos me Maqedoninë, me të cilën duhet të ketë një angazhim më të madh. Ndërkohë sipas tij, faktori ndërkombëtarë duhet të nxis palët në dialog për gjetjen e një zgjidhjeje.