Obama “selfie” me kryeministrin malajzian, refuzon 13-vjeçaren

Kjo është një dëshmi se epidemia “selfie” është duke vazhduar.  Gjatë vizitës dy-ditore këtë fundjvaë në Malajzi, presidenti amerikan Obama, preferoi të bëjë një “selfie” me kryeministin malajzan, Najib Razak. Ndërkohë pak ditë më parë presidenti refuzoi një “selfie” me një vazjë 13-vjeçare.Kryeministri Razak, ka hedhur foton në rrjetin social Twitter, ku shkruar: “Selfie” im me Presidentin Obama! Pak ditë më parë, gjatë vizitës së tij në Seul, Obama refuzoi  një “sefie” me një vajzë 13-vjeçare.
Gjatë fjalimit të tij me trupat amerikane në Korenë e Jugut, ai pa një vajzë duke mbajtur një tabelë që lexonte,  “Z.President a  mund të kem një “selfie” me ju? ". Ai nuk e ka plotësuar kërkesën e saj, kështu që kjo selfie me Najib, është e dhimbshme për ndejnjat e vajzës së vogël./jc/oranewsonline/