Siri, sulmet me bomba shkaktojnë 21 të vdekur, 50 plagosen

Sulmet me bomba të rebelëve në Alepo të Sirisë kanë shkaktuar vdekjen e të paktën 21 personave dhe plagosjen e 50 të tjerëve. Të paktën 15 predha u lëshuan mbi disa objekte, ndërsa nga sulmi ka mbetur pa energji gjithë zona e kontrolluar nga regjimi i Asad. Njerëz që ikin duke vrapuar me fëmijët e tyre në krah, pa e ditur se ku po shkojnë dhe se ku mund të ndjehen të mbrojtur.