Gruevski rimerr gjithçka, shqiptarët të ndarë me 27 deputetë në Kuvend
Shkup-VMRO DPMNE-ja te maqedonasit dhe Bashkimi Demokratik për Integrim te shqiptarët janë fituesit absolut të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare ndërsa veç kësaj, partia e kryeministrit Nikolla Gruevski ka fituar edhe zgjedhjet për presidentin e shtetit.Kandidati i VMRO DPMNE-së, presidenti aktual Gjorge Ivanov, sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, është rizgjedhur në këtë post pas fitores së mbi 55 për qind të votave kundrejt kandidatit të Lidhjes Social Demokrate të opozitës, Stevo Pendarovski, i cili ka marrë 44 për qind të votave.Në zgjedhjet për presidentin kanë votuar 53.15 për qind e numrit të përgjithshëm të votuesve, duke u evituar kështu dështimin i zgjedhjeve për shkak të bojkotit nga Bashkimi Demokratik për Integrim.Në zgjedhjet parlamentare, nga 123 deputetë sa numëron Kuvendi, VRMO DPMNE-ja ka fituar 61 deputetë, LSDM-ja 34, BDI-ja 19, PDSH-ja 7 deputetë, ndërsa nga 1 deputet dy parti më të vogla, shkruan "Radio Evropa e lirë".Pjesëmarrja në zgjedhjet presidenciale ka qenë 54,4 për qind, ndërsa për zgjedhjet e parakohshme parlamentare 63 për qind.Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) në orët e para të mëngjesit ka shpallur rezultatet paraprake.Sipas të cilave VMRO DPMNE ka siguruar më shumë se 470 mijë vota, që e përkthyer në mandate do të thotë 63 deputetë në Kuvend. LSDM rreth 277 mijë ose 34 deputetë BDI e Ali Ahmetit ka marrë më shumë se 150 mijë vota ose 18 deputetë dhe PDSH e Menduh Thacit vetëm 64 mijë vota apo 7 deputetë.Nikolla Gruesvki në një dalje për mediat mbrëmë pasi shpalli fitoren e dyfishtë tha se zgjedhjet kanë kaluar pa ndonjë incident serioz që do të kontestonte procesin zgjedhor.Ndërkohë partia në opozitë, LSDM nuk pranon rezultatet."Më vjen keq që për shkak të interesave personale, duke e nënçmuar vullnetin e popullit, kryetari dhe udhëheqësit e LSDM-së kanë vendosur të punojnë kundër Maqedonisë dhe në interes të atyre. Shpresoj që do të flenë të qetë dhe do ta shohin dallimin dhe do të veprojnë në drejtim të interes të qytetarëve" deklaroi Gruevski.Lideri i LSDM-së Zoran Zaev tha se partia më e madhe opozitare nuk do të njohë këtë proces zgjedhor, as të zgjedhjeve parlamentare dhe as presidencialet, pavarësisht rezultatit.Zaev ka numëruar një sërë manipulimesh jo vetëm në ditën e zgjedhjeve, por në të gjithë procedurën zgjedhore.Ali Ahmeti: Fitore historikeLideri i BDI-së Ali Ahmeti shpalli mbrëmë fitoren historike, " BDI-ja në këto zgjedhje ka fituar mbi 150.000 vota të përpunuara. Kundërshtari ynë është nën 50 mijë vota. deklaroi Ali Ahmeti.Nga ana tjetër Lideri i PDSH, Menduh Thaçi tha se BDI nuk duhet të të festojë para kohe."NUk kam ndërmend t'ua pranoj rezultatin. Rezultat i cili vazhdon ti ngjajë Koresë Veriore, Ato janë vota të vjedhura", - theksoi Thaçi.Zgjedhjet presidenciale Ivanov 55 %, Pendarovski 41%Sa i përket zgjedhjeve presidenciale Gjorge Ivanov i VMRO DPMNE ka arritur të marrë më shumë se 526 mijë vota ose 55,25% të tyre. Ndërsa Stevo Pendarovski I LSDM 390 mijë vota ose 41,5%.ShkeljetPavarësisht se Gruevski i cilësoi zgjedhjet të njëjta me ato të një vendi skandinav për nga standardet, shoqëria civile ka denoncuar disa raste shkeljesh dhe abuzimesh.Mediat denoncuan një rast flagrant. Në Kisella Vodë, një kuti votimi duket në mes në mes të rrugës, duke habitur dhe qytetarët. Ndërsa video tashmë ka bërë xhiron e botës.Një tjetër shkelje e denoncuar nga mediat maqedonase ka qenë ajo e aktivistëve partiakë, të cilët kanë dalë me lista në dorë para vendvotimeve të ndryshme.Media të ndryshme kanë regjistruar banorë të Pustecit të transportuar me autobusë e furgonë, disa prej tyre me targa të Shqipërisë.Shkelje serioze edhe sipas organizatës "Civil" në Ljubancë të Shkupit kanë votuar edhe persona të mitur pa të drejtë vote. Nëpër rrjetet sociale kanë xhiruar edhe fotografi që dëshmonin se si aktivistë të dyshuar të VMRO-së, kanë blerë votën, me para, apo qoftë me një hamburger.