Maqedoni zgjedhjet, BDI shpall fitoren, Ahmeti: "Fitore historike"

BDI shpalli fitoren në zgjedhjet e sotme të mbajtura në Maqedoni, duke theksuar se fitorja e tyre është historike për shqiptarët.Kreytari i BDI-së, Ali Ahmeti, në konferencën për shtyp deklaroi se kanë marrë mbi 150 mijë të votave. Duke falenderuar qyteatrët shqiptarë të Maqedonisë, ai theksoi se nuk do të zhgënjejë asnjë qytetarë që e votoi.Më herët shefit të Shtabit Qendror Zgjedhor, Abdilaqim Ademi në konferencën për mediat, ka thënë "Shqiptarët dhe myslimanët të jenë të qetë sepse nesër mund të dëgjojnë lirisht ezanin e sabahut. BDI ka fituar mbi 150 mijë vota dhe ka korrur fitoren më të madhe që nga fillimet e saj",Nga rezultatet e deritanishme, ai ka theksuar se BDI është fituese absolute e këtyre zgjedhjeve dhe se fitorja e saj është e përmasave historike.“Kur morëm vendimin për zgjedhjet e parakohshme, thamë se ne jemi gati. Sot u themi të gjithëve: ne jemi këtu”, tha Ademi.Në konferebncën për shtyp, ai ka informuar për daljen e Kreytarit të BDI-së, Ali Ahmeti, se do të shpallë zyrtarisht fitoren.Sipas informacioneve paraprake, BDI ka fituar në Njësinë nr. 1 mbi 25 mijë vota përkundrejt, PDSH-së me rreth 9 mijë vota.