Nokia ndryshon emrin në “Microsoft Mobile”

Pas shpalljes së blerjes së Nokia nga kompania Mikrosoft afërsisht për pesë miliard euro, kompania gjigande e Redmond ndryshoi emrin e prodhuesit filandez të telefonave. Marka historike Nokia do të zëvendësohet nga “Microsoft Mobile”.Sipas vëshguezve, për Mikrosoft ndryshimi i emrit është një sfidë për këtë kompani. Në fakt Nokia është një emër i njohur dhe tepër i përhapur, sidomos në tregjet e reja. Me blerjen e Nokias, Mikrosoft ka si qëllim që të rikuperojë terrenin e humbur dhe të sfidojë kompanitë Apple dhe Samsung, që pothuajse kanë monopolin e tregut të celularëve smartfonë.Ndryshimi i emrit të Nokia ishte shfaqur ditët e fundit në një shënim në ëebsiten NokiaPowerUser dhe u raportua në blogun amerikan Mashable.