Ukrainë, separatistët pro-rusë marrin kontrollin e televizionit shtetëror

Separatistët prorusë morën pasditen e sotme, kontrollin e zyrave të Radio Televizionit shtetëror në qytetin Donjeck, në pjesën lindore të Ukrainës. Agjensia e lajmeve Reuters ka raportuar se katër separatist pro-rusë të maskuar, me shkopinj gome dhe mburoje, po qëndonin jashtë ndërtesës së televizonit, ndërsa separatist të tjerë të maskuar kishin hyrë brenda në ndërtesë. Ata raportohet gjithashtu se kanë ngritur flamurin e republikës së vetëshpallur të Donjeckut në ndërtesën e selisë së RTV-së.Masked pro-Russia protesters stand guard near a barricade outside a regional government building in DonetskRreth 15 policë ndodheshin në një distancë të shkurtër, por nuk ishin duke u përpjekur për t’u bërë rezistenc separatistëve.Më herët gjatë ditës së sotme një turmë prej rreth 400 personash kishin rrethuar ndërtesën e televizionit duke thirrur "Rusi!" dhe "Referendumi!", i cili i referohet një votimi që separatistët duan të mbajnë për t’u shkëputur nga Ukraina. Protestuesit janë larguar më pas, por separatistët e maskuar kanë mbetur në dyert e ndërtesës.