Kosovë, dy vetura të EULEX sulmohen në veri
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Prill 2014, 08:48
Mitrovice- Dy vetura të misionit EULEX, janë sulmuar me armë zjarri mbrëmjen e djeshme , teksa po lëviznin në pjesën veriore të Mitrovicës.Në një deklaratë për shtyp misioni EULEX informon se dy automjetet e EULEX-it të cilat lëviznin rrugës për në Bërnjak janë sulmuar me armë zjarri mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:00 dhe ka pësuar dëme materiale."EULEX-i dënon ashpër këtë sulm qyqar. Task-Forca e Mitrovicës ka filluar hetimet për t’i kapur autorët. Çdo sulm kundër EULEX-it, sipas komunikatës, është sulm kundër Bashkimit Evropian" thuhet në deklaratën e EULEX informon europaelirë./sg/oranews/