40 mln lekë gjobë pa paguar, Tatimet ‘mbyllin’ Universitetin Ndërkombëtar
Tiranë- 400 studentë që studiojnë në Universitetin Ndërkombëtar të Tiranës janë bllokuar sot të futen në auditor.Inspektorët e Hetimit Tatimor dhe forcat e komisariatit numër 1, kanë rrethuar godinën e Universitetit Ndërkombëtar të Tiranës, pranë zonës të njohur si Vilat Gjermane, dhe nuk kanë lejuar asnjë person, nga stafi akademik apo studentë, të hyjnë në godinë.Shkak sipas Tatimeve është bërë një gjobë rreth 40 milionë lekë të reja e cila nuk është shlyer nga ky Universitet.“Universiteti nuk ka paguar detyrimet nga viti 2010. Universiteti nuk ka paguar as kontributet e punonjësve. Punonjësve u janë mbajtur sigurimet, por nuk janë paguar Tatimet. Universiteti nuk ka marrë në konsideratë njoftimet, 65% e borxheve nga kontributet e sigurimeve të punonjësve. U kundërshtua veprimi tatimor, u prishën shenjat e bllokimit”.Por tjetër pretendim ngre Rektori i Universitetit Ndërkombëtar të Tiranës, Agron Lamaj, ku sipastij detyrimi është shlyer në masën 30 %, ndërsa theksoi se pas kësaj normalisht duhej të negociohej për vazhdimin e mëtejshëm.Në Universitetin Ndërkombëtar të Tiranës, studiojnë rreth 348 studentë nga Tirana dhe rrethet, por edhe nga Maqedonia, Mali i Zi dhe Kosova.