Krimet kibernetike, Çipa shkresë ministrive dhe institucioneve: Denonconi

Drejtori i Policisë së Tiranës, Ardian Çipa, u është drejtuar me një shkresë Ministrive dhe institucioneve të tjera, ku u kërkon të denoncojnë rastet e krimeve kompjuterike, më qëllim që të parandalohen ndërhyrjet e paautorizuara në sistem.“Duke analizuar tendencat e krimeve kompjuterike në Shqipëri, për të parandaluar organizatorët apo (hackerat) e institucioneve të ndryshme financiare, dhe ndërhyrjeve të paautorizuara në rrjete, kërkojmë nga ana Juaj bashkëpunimin për të denoncuar në kohë këtë fenomen, në strukturat tona të Krimeve Kompjuterike, në rastet e ndërhyrjes së sistemit tuaj kompjuterik. Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, ka hapur një ëeb site të saj si dhe disa rrjete sociale në internet, ku mund të na gjeni ëëë.tiranapol.org apo Fame Page Drejtoria e Policisë –Qarku Tiranë.”- thuhet në shkresën e firmosur nga Drejtori i Policisë së Tiranës.Në lidhje me këtë problematikë, më datë 28 Prill 2014 ora 11:00, Çipa do të zhvillojë një takim me pjesëmarrjen e rreth 100 studenteve të Fakultetit të Teknologjisë së Informacionit.