Rusi, Lavrov akuzon: Perëndimi po kontrollon Ukrainën

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka akuzuar Perëndimin se po kontrollon Ukrianen, duke përshkallëzuar retorikën mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Operacionet ushtarake të Ukrainës për të rimarrë kontrollin në ndërtesat qeveritare të zaptuara nga separatistet, Lavrov i ka quajtur një krim i përgjakshëm."Perëndimi po kontrollon Ukrainën vetëm për interesat e tij gjeopolitike, dhe jo për interesat e popullit të Ukrainës" tha zoti Lavrov."Propaganda amerikane ka për qëllim të njollosë Rusinë dhe të gjithë ata që protestojnë kundër veprimeve të paligjshme të qeverisë së re të Kievit, vazhdoi ai. Menjëherë pas komenteve të Lavrov, ka reaguar kryeministri i përkohshëm i Ukrainës, Arseniy Yatsenyuk , i cili tha se Rusia kërkon të fillojë luftën e tretë botërore, duke kapur Ukrainënushtarakisht dhe politikisht" dhe duke krijuar një konflikt që do të përhapet në pjesën tjetër të Evropës . Ndërkohë teska Shtetet e Bashkuara të Amerikës fajësojnë Rusinë për konfliktet në lindje të Ukrainës, Rusia ka urdhëruar stërvitje ushtarake në kufi me Ukrainën menjëherë pas operacioneve antiterroriste të Kievit. Presidenti amerikan Barak Obama akuzoi Rusinë se nuk po zbaton marrëveshjen e arritur në Gjenevë, ndërkohë që kërcënoi me sanksione nëse Rusia nuk reagon për zgjidhjen e krizës. Kërcënimet për sansione të ashpra ndaj Rusisë u përforcuan edhe nga sekretari amerikan i shtetit John Kerry, i cili akuzoi Moskën dhe vlerësoi autoritet e Kievit, duke treguar mbështetjen e hapur të SHBA ndaj Ukrainës. Ai tha se Rusia është e angazhuar maksimalisht në destabilizimin e Ukrainës, pasi nuk po zbaton marrëveshjen e carmatimit të separatistëve, ndalimin e dhunës dhe lirimin e godinave qeveritare.Ai akuzoi edhe mediat ruse për promovimin e fantazisë së presidentit Vladimir Putin në lidhje me ngjarjet në Ukrainë .Trazirat në Ukrainë nisën në muajin nëntor, në kohën kur presidenti Viktor Janukovic refuzoi një marrëveshje me Bashkimin Europian, duke afruar marrëdhënien me Rusinë.Muajin e kaluar Rusia aneksoi Krimenë, një rajon kryesisht i populluar me rusë etnikë.  Referendumi i mbajtur në Krime u konsiderua i paligjshëm nga Kievi zyrtar dhe perëndimi.