Bashkia Kamëz: Rama të mbajnë zotimin e për legalizimin falas
Tiranë- Bashkia Kamëz reagon ndaj akuzave të Artan Lames, duke i konsideruar ato qesharake dhe si tentativë për të shpëtuar shefin e tij Rama nga premtimi i pambajtur dhënë në Kamëz se do të legalizojë falas ndërtimet pa leje."I kujtojmë Artan Lames se shefi i tij, Edi Rama, firmosi në 18 qershor, në mënyrë demonstrative në një miting elektoral në Kamëz, një kontratë për legalizimin falas në zonat informale brenda mandatit të parë dhe përgjegjës i ndjekjes së procesit do të ishte vetë ai.Sot qytetarët e Kamzës dhe të gjithë Shqipërisë janë përballë një premtimi të pambajtur, pasi kanë dëgjuar me zë dhe figurë nga goja e Lames dhe Kryeministrit Rama se nuk do të ketë legalizime falas të ndërtimeve pa leje. Ndaj, kërkojmë sot prej Lames dhe shefit të tij, Ramës, që t'u kërkojë falje qytetarëve të Kamzës për atë zotim.Është detyrim i kësaj dysheje për ta kërkuar një falje të tillë, pasi me 18 qershor 2013, Rama u kërkoi banorëve të Kamzës që zotimin e tij ta vendosnin diku në një zonë publike në sy të të gjithëve dhe ta vlerësonin nëse nuk do ta mbante premtimin! Sot ky zotim nuk është mbajtur. Kontrata, siç e quante Rama, nuk është vendosur në zona publike, po ia kujtojmë ne Lames dhe Ramës që në pamundësi të moslegalizimit të ndërtimeve pa leje, të paktën të mos tentojë të tallet me qytetarët që kanë ndërtuar pa leje dhe presin të ligjërojnë ndërtimin e tyre përmes procesit të legalizimeve, pasi do të përballen me reagimin e ashpër të tyre," thuhet në deklaratën e bashkisë.Sa i përket ndërkohë dhe pretendimit të Artan Lames se ligji i 2006-ës pengon moslegalizimin e ndërtesave për banesat mbi 5 kate në tokën e pronarëve sërish tenton t'i ikë një premtimi të pambajtur, duke u marrë me lojë fjalësh, pasi në Bashkinë e Kamëz mbi 90% e ndërtimeve pa leje janë 1-3-katëshe."I kujtojmë z. Lame dhe Edi Ramës edhe një herë se jo vetëm nuk po mbajnë zotimin për legalizime falas, por ndërkohë me ndryshimet që propozojnë ata në ligjin e legalizimeve, do të jetë dhe më e madhe pagesa që qytetarët duhet të derdhin për llogari të ALUIZN-it nëse do të duan të ligjërojnë ndërtimet e tyre."