Haxhinasto takohet me homologun malazez, angazhohen për bashkëpunim

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, priti sot në një takim Ministrin e Turizmit te Malit te Zi dhe delegacionin qe e shoqeronte. Haxhinasto ne fjalen e tij vuri ne dukje disa nga zhvillimet pozitive ne sektorin e transportit dhe infrastruktures mes dy vendeve fqinje.“Si dy vende që ndajmë një kufi të përbashkët kemi shumë për të diskutuar per cështje që lidhen me zhvillimin, ekonominë, transportin, infrastruktures apo shërbimet. Në infrastrukturen rrugore kemi bere progres me projektet per lidhjen rrugore te Plaves e Gucise me Podgoricen nepermjet territorit shqiptar, si dhe lidhja mes Velipojës me Ulqinin duke krijuar keshtu edhe një zone të integruar me një potencial të madh për zhvillimin e sektorit te turizmit”, tha ai.Ministri vuri theksin edhe tek projekti i korridorit Adriatiko-Jonian i cili shtrihet nga Sllovenia deri ne Greqi dhe kalon pergjate Malit te Zi dhe Shqiperise. Ne fushen e transportit detar te dy Ministrat u angazhuan per konkretizimin e lidhjes liqenore mes qyteteve te Shkodres dhe Virpazarit, ndersa ne fushen e transportit hekurudhore Ministri Haxhinasto u ndal ne lehtesimin e permiresimin e lidhjes midis dy vendeve.“Implementimi i te gjitha ketyre projekte do te ndikojne tek punesimi dhe gjallerimi i ekonomive te dy vendeve ”, tha Haxhinasto.Me pas Ministri prezantoi disa nga prioritet me te cilat ballafaqohet sektori i transportit dhe infrastruktures ku nder to renditi perfundimin e rrugeve te hapura, vendosja e elementeve te sigurise dhe sinjalistikes, pagesa e borxheve te akumuluara, segmentin Qukës-Qaf Plloce, projektin e Rrugës se Arbërit, investimet per përmirësimin e porteve të Durrësit, Vlorës, Shengjinit si dhe ndertimin e nje porti te ri ne Shëngjin, permiresimine e lidhjeve hekurudhore me fqinjet, Maqedonine dhe Malin e Zi apo ndertimin e nje aeroporti te ri ne jug te vendit..