PD Lushnje përfundon në “rrugë”, Këshilli bashkiak i merr zyrat

Degës së Partisë Demokratike në Lushnje duket se do ti duhet të kërkojë për ambjente të reja ku të ushtrojë aktivitetin e saj si subjekt politik.Me vendim të Këshillit bashkiak, zyrat e Partisë Demokratike janë marrë nga pushteti vendor.Lidhur me këtë situatë ka reaguar ashpër dega e PD-së Fier. Në një deklaratë të publikuar në faqen zyrtare fb, ish-deputeti demokrat i kësaj zone, Fatbardh Kadilli e cilëson këtë vendim terësisht politik dhe një akt banditesk që na kthen në periudhen e errët të komunizimit.“PD-Dega Fier denon ashper aktin e papreçedente te nje pjese te Keshillit Bashkiak Lushnje te cilet te urdheruar nga kreret e selise qendrore te PS vendosen te largojne nga ambientet ku ushtron veprimtarine politike Dega e Partise Demokratike Lushnje.Ky veprim qe nuk ka asnje lidhje me politikberjen,ne kundershtim flagrant me ligjin dhe te drejten e ushtrimit te veprimtarise se partive politike te sanksionura keto edhe ne kushtetuten e Shqiperise na kthejne ne vitin 1945 kur komunistet e rinj vendosen te mbysin zerin opozitar duke instaluar sistemin nje partiak.PD Dega Fier mbeshtet pa asnje rezerve Degen e PD Lushnje,dhe i kerkon kryeministrit Rama dhe personave te tjere pergjegjes te cilet jane pjese e ketij akti primitiv dhe te papergjegjshem te terhiqen ne menyre te menjehershme nga ky vendim ose do te perballen me pasoja te paimagjinueshme.Në qytetin e Lushnjës Këshilli Bashkiak ka vendosur që të marrë zyrat e Partisë Demokratike. Duket që "vuajtja" pas humbjes së pushtetit për demokratët nuk ka fund. Sipas deputetit demokrat, Fatbardh Kadilli shkruan se ky vendim vjen si pasojë e një motivi politik” shkruan ish-deputeti Kadilli.Në vijim në deklaratës dega e PD-së Fier i kerkon organeve ligjvense te nisin hetimin kunder te gjithe atyre qe jane perfshire ne kete akt.“Gjithashtu i kerkojme organeve ligjvense te nisin hetimin kunder te gjithe atyre qe jane perfshire ne kete akt banditesk qe nuk ka asnje lidhje me veprimtarine politike europiane,me demokracine.Ajo i ben thirrje te gjithe antareve dhe simpatizanteve te PD-Dega Lushnje se ne betejen e tyre kunder instalimit totalitar do te kene mbeshtetjen pa kufi te gjitha degeve simotra por edhe te gjithe qytetareve Shqiptare.Askush qofte ky kryeministri,apo parti politike nuk mund te mbysin zerin tone opozitar,zerin qe mbron fuqishem vlerat,dinjitetin dhe lirine”.