Nga 2015 media do të paguajë TVSH për reklamat

Tiranë- Në vitin 2015 media do të jetë mes bizneseve që do të paguajnë TVSH për reklamat që ata do të marrin ndërsa do të përjashtohen nga TVSH -ja disa produkte si arsimi ,shëndetësia dhe siguracionet.Kjo është parashikuar në pr/ligjin e ri për “Për Tatimin mbi vlerën e shtuar” që është prezantuar sot nga ministria e Financave.“Siç përcaktohet në projektligj, reklamat nga media e shkruar ose elektronike nuk janë të përjashtuara nga TVSH” thuhet në relacionin me të cilin shoqëron pr/ligjin kjo ministri.Në relacion thuhet se furnizimet e shtypshkronjave, gazetave, revistave dhe librave janë përjashtuar nga TVSH por  theksohet se Legjislacioni i BE-së nuk e ka të përjashtuar. "Madje në shtojcën 3 i liston si furnizime që mund të trajtohen me shkallë të reduktuar të TVSH-së."Ministri i Financave Shkëlqim Cani i vlerëson ndërhyrjet në ligj të rëndësishme.“Sot kemi një fazë që nuk do ta quaja përmbyllëse, por një fazë në vazhdim, drejt përmbylljes së diskutimit të draftligjit “Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar”. Është punuar mbi 4 muaj në mënyrë intensive dhe e falënderoj gjithë ekipet, si të Tatim-Taksave, Ministrisë së Financave, por pa harruar të gjithë bashkëpunëtorët nga ana e biznesit, i cili ka marrë pjesë në mënyrë intensive në hartimin e këtij projekti. Nuk është hapësira dhe unë nuk mendoj se si ministër Financash duhet të shpjegojë rëndësinë e këtij ligji, pasi natyrisht është ndër aktet kryesore në aspektin fiskal, por dhe në aspektin e të ardhurave. Ju jeni të njohur nga media, dhe publiku besoj e di, që TVSH-ja është pjesa kryesore ose zë pjesën e luanit tek të ardhurat fiskale. Synimi i këtyre ndryshimeve është përshtatja me standardet, praktikat më të mira, sidomos me të BE-së, se gjithmonë aspirata e afërt është të hyjmë së shpejti në këtë union. Gjykoj se ky draft nuk përbën interes vetëm për biznesin, por edhe për publikun, kjo sepse ligjet nuk janë vetëm për Ministrinë e Financave, Tatimet, Qeverinë. Pra, qëllimi i takimit të sotëm është prezantimi dhe sqarimi i risive të draftligjit, edhe për publikun” tha MinistriCani.Rikthehet TVSH për furnizimin e hekurit Ndërkohë është rikthyer TVSH-ja për furnizimin e hekurit dhe çimentos ndaj HEC-eveEshtë hequr përjashtimi nga TVSH për furnizimet e shërbimeve të destinuara për realizimin e fazave të kërkimit dhe të zhvillimit të operacioneve hidrokarbure, të kryera nga kontraktorët ose nënkontraktorët që punojnë për realizimin e këtyre fazave si edhe furnizimi i mallrave që bëjnë kontraktorët për njëri-tjetrin ose nënkontraktorët për kontraktorët e tyre.RimbursimiPër rimbursimin janë mbajtur të njëjtat dispozita, pra kushtet vazhdojnë të jenë të njëjta, 3 periudha të mbartura, 400.000 lekë dhe 30 ditë për eksportuesit dhe marrëveshjet ndërkombëtare dhe 60 ditë për tatimpaguesit e tjerë (Afatin e rimbursimit Franca e ka mbi 60 ditë, varion në bazë të analizës së riskut). Bazuar edhe në eksperiencën franceze, në këtë projekt ligj është parashikuar se në rast se ka arsye të justifikueshme, Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve , mund të shtyjë këtë afat edhe me 60 ditë.“ Ligji i ri nuk e kufizon këtë të drejtë. Pra do kreditohen pa asnjë kufizim artikujt publicitarë dhe promocionalë. Patjetër që do jenë të përjashtuara veprimtaritë në interes të përgjithshëm, siç është shërbimi postar publik, shërbimi shëndëtësor dhe barnat, shërbimi arsimor, furnizimet e OJF-ve për qëllime kulturore, sportive, fetare, kujdesin ndaj të rinjve, fëmijëve dhe të moshuarve, gjithashtu shërbimet financiare lojërat e fatit, ndërtesat, qiradhënia” sqaroi ekspertja Enkeljda Pipa.Rishikimi i ligjit për Tatimin Mbi Vlerën e Shtuar vjen për herë të parë që prej 1995 dhe është punuar në bashkëpunim me ekspertë të Bashkimit Europian.

Relacioni i draftligjit për TVSH

Draftligji final i Tvsh-së Mars 2014