ASHR: Mbështesim çdo goditje ndaj fenomeneve korruptive
Tiranë- Autoriteti Shëndetësor Rajonal Tiranë ka përshëndetur aksionin e Policisë së Shtetit në poliklinikën Nr.9 në kryeqytet. Përmes një komunikate për mediat, ASHR thekson se ky aksion është shprehje e vullnetit të palëkundur të qeverisë për të luftuar korrupsionin. ASHR nënvizon se mbështet çdo goditje ndaj fenomeneve korruptive.“Autoriteti Shëndetësor Rajonal (ASHR) përshëndet aksionin e Policisë së Shtetit dhe shpreh mbështetjen e saj të plotë, për çdo goditje ndaj fenomeneve korruptive të sistemit shëndetësor. ASHR shpreh vendosmërinë për të ndërmarrë hapa konkretë për të goditur çdo rast që cënon betimin e Hipokratit dhe bluzat e bardha. Ne jemi, prezent për shkak të profesionit në ndihmë të qytetarëve, dhe jo për të marrë përfitime financiare të pamerituara nga ato”- thuhet në deklaratën e ASHR-së.