SHBA përgatisin shoqëri me klasa në internet

Shpetësia e njëjtë për të gjitha rrjetet në internet - kjo do të ndryshojë së shpejti. SHBA duan që së shpejti të vendosin rrjete me dy shpejtësi për internet. Në të ardhmen disa faqe interneti do të hapen më shpejt, në qoftë se paguajnë. Këtë parashikon plani i autoriteteve amerikane për Telekomunikacionin (FCC). Koncernet si Streaming Netflix, Google apo Disney mund të paguajnë dhe të kenë një shpejtësi më të madhe për video dhe në këtë mënyrë do të kenë përparësi ndaj të tjerëve. Shoqatat e konsumatorëve i kanë kritikuar këto plane, si një shkelje të neutralitetit në rrjetet e internetit. Kjo është futje e internetit me dy shpejtësi, pra internetit me dy klasa. Sipërmarrjet më të vogla janë në disavantazh ndaj atyre më të mëdha. Por ofruesit e internetit kaherë kanë kërkuar modele të ndryshme çmimesh.Marrë nga Dwelle