Procedim penal 3 mjekëve, shisnin certifikata mjekësore për viza në Greqi
Tiranë-Kapja në flagrancë e dy shtetasve me raporte mjekësore të falsifikuara, të nënshkruara dhe vulosura nga disa mjekëve, të Qendrës Shëndetësore Nr.9 në Tiranë, për përdorim nëpër Ambasada ka shtyrë policinë e Tiranës të ndërmarrë një operacion paditen e sotme në këtë poliklinikë.Gjatë hetimeve është zbuluar se Rodolf F., dhe Shkëlzen.F, përfitonin kundrejt vlerës 300-500 lekë nga Artan B., dhe Bujar M., me detyrë mjekë pranë Qendrës Shëndetësore Nr.9 në Tiranë, formularë të pa plotësuar por të nënshkruara dhe të vulosura prej tyre me qëllim, për tu shitur personave që aplikonin për vize pune në ambasadën Greke në Tiranë.Pas verifikimeve policia ka lënë në hetim në gjendje të lirë 3 mjekë të kësaj poliklinike, 3 agjentë sigurimesh, si dhe 3 punonjës informacioni për veprat penale të “korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “shpërdorim i detyre”.Dosja me materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë së Tiranës për ndjekje të mëtejshme.Policia e Tiranës jep detaje mbi operacionin:Procedohen në hetim të lirë 3 agjent sigurimesh, 3 mjekë si dhe 3 punonjës informacioni për veprat penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorim i detyre”.Sektori Kundër Krimit Financiar në Drejtorinë e Policisë Qarkut Tiranë, mbi bazën e informacioneve kanë arrestuar në flagrancë shtetasit Rodolf.F dhe Shkëlzen.F, të cilët dispononin disa dokumenta si “Certifikata mjekësore për vizë hyrje”, të pa plotësuara me nënshkrime si dhe vula të disa mjekëve, të Qëndrës Shëndetësore Nr.9 në Tiranë.Nga kryerja e veprimeve proçeduriale, rezultoi se shtetasit Rodolf.F dhe Shkëlzen.F, përfitonin kundrejt vlerës 300-500 lekë nga shtetasit Artan.B, dhe Bujar.M, me detyrë mjekë pranë Qendrës Shëndetësore Nr.9 në Tiranë, formularë të pa plotësuar por të nënshkruara dhe të vulosura prej tyre me qëllim, për tu shitur personave që aplikonin për vize pune në ambasadën Greke në Tiranë.Sa më sipër, pas kryerjes së veprimeve hetimore në prani të Prokurorisë u bë marrja si persona nën hetim të shtetasve:• Rudolf. F, 44 vjec, banues ne Tirane, i denuar me pare, me detyre agjent sigurimesh prane një kompanie private, pasi dyshohet se ka konsumuar vepren penale “Korrupsion aktiv i personave qe ushtrojne funksione publike” i te pashikuar nga neni 244 i K.Penal• Shkelzen.F, 34 vjec, banues ne Thumane Krujë, me detyrë agjent sigurimesh prane një kompanie private, pasi dyshohet se ka konsumuar vepren penale “Korrupsion aktiv i personave qe ushtrojne funksione publike” i te pashikuar nga neni 244 i K.Penal.• Bashkim.K, 44 vjec, banues ne Tirane, i denuar me pare, me detyrë agjent sigurimesh prane një kompanie, pasi dyshohet se ka konsumuar veprën penale “Korrupsion aktiv i personave qe ushtrojne funksione publike” të parashikuar nga neni 244 i K.Penal.• Bujar.M, 42 vjec, banues ne Tirane, me detyrë mjek pranë Qëndrës Shëndetësore Nr.9 në Tiranë, pasi dyshohet se ka konsumuar veprat penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorim i detyrës” të parashikuara nga nenet 244-259-248 te Kodit Penal.• Artan.B, 42 vjec, banues në Tiranë, me detyrë mjek prane Qendrës Shëndetësore nr 9 në Tiranë, pasi dyshohet se ka konsumuar veprat penale “Korrupsion pasiv i personave qe ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorim i detyrës” të parashikuara nga nenet 244-259-248 te Kodit Penal.• Vera.V, 43 vjec, banues në Tiranë, me detyrë punonjëse informacioni pranë Qendrës Shëndetësore Nr.9 në Tiranë, pasi dyshohet se ka konsumuar veprat penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojne funksione publike”, “Shpërdorim i detyrës” te parashikuara nga nenet 259-248 te Kodit Penal.• Linë.K, 54 vjec, banuese në Tiranë, me detyrë punonjëse informacioni pranë Qendrës Shëndetësore Nr.9 në Tiranë, pasi dyshohet se ka konsumuar veprat penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorim i detyrës” te parashikuara nga nenet 259-248 te Kodit Penal.Materialet proceduriale ju kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për ndjekje të mëtejshme në ngarkim të shtetasve të mësipërm për veprat penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorim i detyrës”.