Obama-Park Geun-hye, paralajmërime ndaj Phenianit

Presidenti amerikan Barack Obama dhe homologia e tij koreano-jugore, Park Geun-hye paralajmëruan Korenë e Veriut që të mos bëjë një provë tjetër bërthamore.Gjatë një konference për shtyp në Seul sot, Obama tha se Pheniani nuk do të sigurojë asgjë përveç një izolimi të mëtejshëm, nëse bën një provë të katërt bërthamore.Ai shtoi se angazhimi i Shteteve të Bashkuara ndaj Koresë së Jugut nuk do të lëkundet asnjëherë dhe se Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë të bashkuar kundër provokimeve koreano-veriore.Udhëheqësja koreano-jugore tha se vizita e zotit Obama, ndalesa e dytë e një turneu aziatik, dërgon një mesazh të qartë se provokimet e Koresë së Veriut nuk do të tolerohen.Presidenti Obama, ka nisur një tur në katër vende aziatike, Japoni, Kore e Jugut, Malajzi dhe Filipine. Ekspertët mendojnë se përpjekjet midis këtyre vendeve do të intensifikohen edhe pse deri më tani arritja e një marrëveshjeje tregtare ka qenë mjaft e vështirë.Tashmë, 12 shtete në bregun e Oqeanit Paqësor po negociojnë mënyra për të rritur tregtinë, duke ulur ose duke eliminuar tarifat doganore dhe duke lehtësuar rregullat. Partneriteti Trans-Paqësor është një shtyllë kryesore e angazhimit të presidentit Barak Obama në Azi dhe do të jetë me siguri një nga temat kryesore të bisedimeve gjatë udhëtimit të tij.Këto 12 vende të cilat po zhvillojnë bisedimet, përbëjnë rreth 40 për qind të ekonomisë botërore dhe 26 për qind të tregtisë së botës. Pavarësisht përfitimeve të mëdha, arritja e një marrëveshjeje tregtare ka qenë kaq e komplikuar saqë disa shtete po negociojnë marrëveshje dypalëshe.