Territori, Blushi-opozitës: Nuk merrni vota më pak me ndarjen e re
Deputeti socialist, Ben Blushi, ka ftuar opozitën të japë konsensusin për reformën territoriale. Duke folur në seancën maratonë të Kuvendit, Blushi deklaroi se arsyet për ta përmbyllur këtë proçes brenda këtij mandati janë më të shumta sesa për ta neglizhuar, çfarë do ta shtynte bërjen e kësa reforme me 10 vjet.Duke ju drejtuar deputetëve të opozitës, Blushi tha se reforma nuk duhet të shihet si kauzë politike dhe as përcaktuese në rezultatet elektorale. Ai apeloi opozitën të qartësojë kundërshtitë e lidhur me projektin nese ka, pasi sipas tij kjo temë ja vlen të debatohet.“A e kuptoni ju se si klasë politike kemi problem me shqiptarët, përveçse çfarë kemi me njëri-tjetrin, nuk po u garantojmë dot shqiptarëve prezencën e shtetit në territor”theksoi Blushi duke shtuar se nëse nuk do kemi një ndarje të re territori, pas 10 vitesh me lëvizjen demografikeqe ndodh çdo dite do të kemi Komuna me 3, 4,5 banorë, fakt ky që sipas tij nuk i falet politikës.Fjala e plotë e Blushit në Kuvend:Pas një viti shkonim në zgjidhje, ishte pak e sforcuar që 6 muaj para zgjedhjeve të përgjithshme vendi të ndryshonte hartën e bashkive dhe komunave. Ndoshta kishit të drejtë, koha nuk u ka dhënë të drejtë por për një arsyetim elektoral dhe politik besoj se kishit të drejtë. Por nuk jemi në këto kushte sot, kemi tre vjet përpara. Çështja sot nuk shtrohet duhet apo jo reforma-territoriale për shkaqe elektorale.Ju jeni kundër për procedurën apo projektin? Për procedurën nuk qëndron, u kemi dhënë të gjithë drejtat. Nëse jeni kundër si projekt duhet ta thoni sepse mund të jetë një debat për Shqipërinë. Është një debat që ja vlen të bëhet, por jeni të pakuptueshëm. Ne kemi akoma sistemin e koperativës së Enver Hoxhës. Kjo nuk është vetëm reformë territoriale, është reformë e shtetit, reformë ekonomike.Nëse reforma nuk bëhet këtë vit do humbim gati 10 vjet, dy mandate të tjera, një pjesë e madhe e komunave të Shqipërisë do duhet të eksportojnë fuqi punëtore. A e kuptoni ju se si klasë politike kemi problem me shqiptarët, përveçse çfarë kemi me njëri-tjetrin, nuk po u garantojmë dot shqiptarëve prezencën e shtetit në territor.Arsimtari vjen nga qyteti, ju ua hoqët dhe transportin publik, inxhinieri nga qyteti, si mbulohet territori?Jeni për më shumë komuna hajde diskutojmë, jeni për më pak, sigurisht që për më pak. Nuk ka vend të Europës që në 22 vitet e fundit nuk kanë kapërcyer disa raste për të rishikuar territorin. Ka arsye për të gjetur konsensus, nëse shihet si kauzë politike ju siguroj se nuk është kështu. Nëse mendoni se vitin e ardhshëm shkojmë në zgjedhje lokale dhe ju besoni se me një sistem të ri komunash më pak se ç’janë ju keni një problem politik se mund të humbni zgjedhjet për shkak të ndarjes territoriale,e keni gabim. Sepse keni mundësi për të riorganizuar opozitën në një territor të ndryshuar, kjo vlen dhe për ne dhe partitë e tjera politike.Nëse besoni se do ngrini opozitën në mënyrë strukturale, e keni gabim ju nevojitet një kauzë.Nëse besoni se për shkak të ndarjes territoriale do merrni më pak vota e keni gabim. Besoj se është reformë ekonomike e shtetit shqiptar, arsyet për ta bërë në këtë mandat janë më shumë se arsyet për ta neglizhuar, nëse se bëjmë do humbim dhe 10 vjet. Dhe 10 vjet me këtë planifikim territori, me kaq shumë shqiptarë që për shkak të papunësisë, varfërisë, pabarazisë, kushteve klimaterike lënë malin dhe vinë në bregdet do kemi ju them Komuna me 2, 3, 5 banorë për 10 vjet dhe kjo nuk na falet.